E enjte, 16 Prill, 2026

Koçiu: Jemi në fazën më vendimtare të mbylljes së 33 kapitujve negociues me BE-në brenda vitit 2027

Share

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu deklaroi sot se Shqipëria ka hyrë në fazën e mbylljes së 33 kapitujve negociues brenda vitit 2027.

Duke iu referuar takimit të sotëm informues mbi ecurinë e negociatave me Bashkimin Europian të drejtuar nga Kryeministri Edi Rama, Koçiu informoi se u diskutua mbi progresin e pandalshëm të Shqipërisë në këtë proces.

“Rikonfirmuam vizionin tonë “Shqipëria 2030, pjesë e familjes evropiane”, deklaroi Zëvendëskryeministrja, duke theksuar se tashmë vendi ka hyrë në fazë të re pas vlerësimit pozitiv të Komisionit Evropian për rezultate në kohë rekord.

“Kemi hyrë në fazën më sfiduese dhe vendimtare, atë të mbylljes së 33 kapitujve negociues brenda vitit 2027”, vuri në dukje Koçiu.

“Me një qasje proaktive dhe hapa konkretë, po dëshmojmë se Shqipëria është tashmë një partnere e besueshme dhe e përgatitur për të zënë vendin e saj të merituar në familjen e madhe evropiane”, tha Koçiu.

Shqipëria i çeli negociatat për të gjitha grupimet e kapitujve, me një ritëm sistematik, një grupim çdo 2-3 muaj, ndërsa tashmë mbetet e rëndësishme që të ruhet ritmi i mbylljes së kapitujve me synimin për mbylljen e plotë deri në vitin 2027.

Te tjera

Lajme te tjera