E enjte, 30 Prill, 2026

61 ditë tensione në Lindjen e Mesme! Trump jep shpresë për PAQE njëkohësisht në Iran dhe Ukrainë, trupat amerikane në Gjermani drejt reduktimit (REAGIMI)

Share

Teksa lufta në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e saj të 61-të, presidenti Donald Trump zotohet se “paqja” mes vendeve përfshirëse mund të ndodhë në të njëjtën ditë kur marrëdhënia Ukrainë-Rusi të përmirësohet.

Pyetjes se “cila luftë do të përfundojë e para?” Donald Trump i është përgjigjur duke thënë se mund të ndodhë në të njëjtën kohë.

Po ashtu Trump është shprehur i sigurt se e shikonin Iranin të mposhtur ushtarakisht, duke ripërsëritur se SHBA-ja ka shkatërruar forcën e tij detare e ajrore.

Më parë ai pati parashikuar se lufta në Iran, të cilën SHBA-ja e nisi më 28 shkurt, do të zgjaste katër në gjashtë javë. Lufta në Ukrainë ndërkohë po vazhdon që nga viti 2022.

“Mendoj se do të vijmë me një zgjidhje shpejt. Shpresoj, ne do të donim të shihnim një zgjidhje të mirë”, ka thënë Trump.

Ndërkohë që situata në Lindjen e Mesme vijon të jetë e tensionuar,çmimet e maftës mësohet se kanë pësuar një rritje të ndjeshme , duke shënuar kostot më të larta që prej 2022 që përkonme vitin pasues të periudhës kur bota u izolua për shkak të përhapjes së pandemisë covid-19.

Nga ana tjetër, Donald Trump, deklaroi se administrata e tij po shqyrton mundësinë e një reduktimi të pranisë ushtarake amerikane në Gjermani, në një kohë tensionesh diplomatike me kancelarin gjerman Friedrich Merz.

Nëpërmjet një postimi të bërë në platformën Truth Social, Trump bëri të ditur se vendimi është ende në shqyrtim, ndërs apritet që së shpejti të ketë një rezultat në lidhje me këtë situatë.

“SHBA-të po studiojnë dhe po vlerësojnë mundësinë e reduktimit të numrit të trupave të tyre në Gjermani dhe një vendim do të merret në të ardhmen e afërt”, shkroi ai.

Te tjera

Lajme te tjera