E martë, 28 Prill, 2026

Ilir Meta u shfaq i “tjetërsuar”, Berisha bën deklaratën e fortë: Ish-Presidentin e kanë dhunuar në burg! Të lirohet menjëherë

Share

Kreu i PD-së, Sali Berisha përmes një konference nga Selia e PD-së në Tiranë, ka komentuar për herë të parë parë transformimin fizik të Ilir Metës, i cili dje u shfaq publikisht për herë të parë që nga arrestimi i tij.

Berisha tha se ndaj Ilir Metës është duke u bërë një trajtim çnjerëzor dhe akuzoi kryeministrit Edi Rama se po hakmerret ndaj ish-Presidentit të Republikës.

Më tej kryedemokrati ka bërë një deklaratë të fortë, teksa thotë se ndaj Ilir Metës është përdorur dhunë fizike dhe psikologjike në burg.

Gjatë këtyre 17 muajve në burg, si person nën hetim dhe në kundërshtim me Kushtetutën, ndaj Ilir Metës, është ushtruar dhunë dhe terror psikologjik periodik, madje edhe fizik”, tha ai.

Po ashtu Berisha i ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të ndërhyjnë. Më tej, ai ka kërkuar që Ilir Meta të lirohet nga qelitë e burgut.

Berisha: Trajtimi çnjerëzor i kryetarit të PL, Ilir Meta, akt i hakmarrjes primitive të Edi Ramës.

Ish-presidenti i Republikës, ish-kryetari i parlamentit dhe ish-kryeministri i vendit, Ilir Meta, aktualisht kryetari i partisë së dytë më të madhe opozitare, Partisë së Lirisë, i burgosur politik, u paraqit dje në sallën e gjyqit i ndryrë në kafaz xhami sikur të ishte një terrorist i rrezikshëm, ndonëse ndaj tij nuk ekziston asnjë provë e faktuar për një vepër penale të çdo natyre qoftë ajo.

Ky akt çnjerëzor brutal, i urdhëruar direkt nga Edi Rama, riktheu para shqiptarëve skenat e gjyqeve politike staliniste të Enver Hoxhës, babait shpirtëror të Edi Ramës, dhe skulptorit xhelat, Kristaq Rama, babait biologjik të Edi Ramës.

Ky akt hakmarrës i verbër nuk është një qëndrim i rastit dhe as i izoluar ndaj ish-presidentit, ish-kryeministrit, ish-kryetarit të parlamentit, zotit Ilir Meta.

Në tetor të vitit 2024, me urdhër direkt të Edi Ramës, Ilir Meta u arrestua nën filmim, tek hynte në Tiranë, nga policia pa i paraqitur asnjë fletë arresti.

Ai u nxor me forcë në rrugë nga makina me të cilën udhëtonte nën mbrojtjen e Gardës së Republikës, u tërhoq zvarrë dhe u godit para kamerave nga policë të porositur për aktin e tyre dhe si person nën hetim u dërgua në burg.

Gjatë këtyre 17 muajve në burg, si person nën hetim dhe në kundërshtim me Kushtetutën, ndaj Ilir Metës, është ushtruar dhunë dhe terror psikologjik periodik, madje edhe fizik.

Janë organizuar provokacione ndër më të ulëtat dhe më të rrezikshme.

I janë dhunuar të drejtat kushtetuese më elementare.

Partia Demokratike denoncon dhe dënon me forcën më të madhe arrestimin, paraburgimin, qëndrimet çnjerëzore në burg dhe në sallën e gjyqit, të urdhëruara direkt nga Edi Rama, bastardi i bllokmenëve hoxhistë ndaj kryetarit të PL, Ilir Meta dhe kërkon lirimin e tij të menjëhershëm nga paraburgimi.

PD i bën thirrje Komitetit Antitorturë të Këshillit të Europës të ndërhyjë me urgjencë ndaj akteve të hakmarrjes primitive antikushtetuese ndaj Ilir Metës të Edi Ramës, armik i egër i pluralizmit politik dhe Ramaduro i parë dhe i vetëm në Europë.

Te tjera

Lajme te tjera