Situata brenda Partisë Socialiste duket e tensionuar, pasi gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, kryeministri Edi Rama paralajmëroi përjashtimin e deputetes Elisa Spiropali nga grupi, për shkak të qëndrimeve dhe postimeve të saj në rrjetet sociale.
Burime për VoxNews thanë se deputetja Elisa Spiropali i është përgjigjur Ramës se duhet ta përjashtoj ai dhe jo ajo (duke iu referuar Belinda Ballukut).
Elisa Spiropali: Nuk është trimëri të perjashtosh, trimëri është të dëgjosh. Më përjashto ti, jo ajo.
Kujtojmë se Rama i ka kujtuar Spiropalit faktin që një herë nuk ka marrë pjesë në votim në Parlament në rrëzimin e kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimit të arrestimit të Belinda Ballukut.
Hera e dytë sipas Ramës, kur Spiropali ka bërë një shkrim të gjatë në Facebook, ku ka kritikuar maxhorancën.
“Herën e parë nuk votove, herën e dytë bëre çarçaf, herën e 3-të del nga Grupi”, mësohet të ketë thënë Rama në mbledhjen e grupit.
Kryeministri i ka kërkuar Spiropalit që të ndalë postimet në rrjetet sociale kundër PS-së në të kundërt do e gjeje veten e përjashtuar nga Grupi Parlamentar.
