Deputeti socialist Erion Braçe konfirmoi se synon të kandidojë për Bashkinë e Tiranës dhe iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjeve që kanë qarkulluar në media dhe opinionin publik gjatë javëve të fundit.
Në një reagim publik, Braçe deklaroi se nuk ka zhvilluar asnjë bisedë me kryeministrin Edi Rama për këtë kandidim. Ai nuk e paraqet këtë si distancim, por si mënyrë funksionimi që, sipas tij, duhet të jetë normale në një parti ku kandidaturat dalin nga vota dhe jo nga vendimi i një personi.
Ai ndalet te një tjetër pikë që është diskutuar: ideja se kandidimi i tij lidhet me një skenar për të nxjerrë jashtë loje Ogerta Manastirliun. Braçe e hedh poshtë këtë version dhe sqaron se mendimin për të kandiduar e ka shprehur në strukturat e PS, në Asamblenë e Njësisë 5, dhe jo në studio televizive apo jashtë partisë. Sipas tij, bëhet fjalë për një vendim të pjekur në kohë dhe të lidhur me kontaktet në terren me qytetarë dhe socialistë të Tiranës.
Për interpretimin se kjo është një lëvizje apo sulm kundër Ramës, Braçe thekson se nuk ka qëllime për sulme personale duke shtuar se nuk merret me individë, por me çështje. Ai e zhvendos fokusin te gjendja e qytetit dhe mënyra si drejtohet ai, duke thënë se Tirana prej një viti nuk po vetëqeveriset dhe nuk po qeveriset.
Por nga ana tjetër, Braçe nuk la pa kritikuar mënyrën si funksionon sot Partia Socialiste. Ai thotë se gara, merita dhe vota janë zëvendësuar nga “njoftime në mur”, që prodhojnë drejtues pa votë dhe pa bazë reale mbështetjeje. Kjo, sipas tij, bie ndesh me parimet mbi të cilat është ndërtuar partia.
Në fund, ai e përkufizon kandidimin si një përpjekje për të hapur procesin, më shumë garë, më shumë përfshirje dhe një standard tjetër për përzgjedhjen e kandidatit për Tiranën.
Debati për mënyrën si funksionojnë strukturat dhe vendimmarrja në PS është ngritur edhe më parë, sidomos për centralizimin e kontrollit dhe mungesën e hapësirave reale për debat .
Postimi i plotë i Erion Braçes:
#TIRANA E TE GJITHEVE
PERGJIGJE TE GJITHA ALUDIMEVE TE DY JAVEVE;
1. NUK KAM FOLUR ME EDI RAMEN PER KANDIDIMIN TIM
2. NUK ME KA NXJERRE EDI RAMA TE KANDIDOJ
3. INTERESI IM PARIMET, CESHTJET E LIDHURA ME TO, SHERBIMI NDAJ QYTETIT, JO SULMI NDAJ KUJTDO
PO E PERSERIS: UNE NUK LUAJ, NUK TALLEM ME KERKEND,
AS ME QYTETIN E AS POPULLIN E TIJ!
1. JOOO, NUK KAM FOLUR ME EDI RAMEN PER KANDIDIMIN TIM; Nuk eshte mungese respekti; perkundrazi eshte respekt ndaj asaj qe eshte-kryetari i PS, i pari i barabarte mes te barabarteve ne nje parti qe duhet te zgjedhe me vote te anetareve, simpatizanteve, te majteve ne teresi, njerezit qe ata duan qe ti perfaqesojne dhe rrugen qe duhet te ndjekin. Jane parime te Gushtit 2005 qe ben ndryshimin dhe une i qendroj, vecanerisht kur u be kohe qe gara, merita, vota, jane zevendesuar me njoftime ne mur, te kryera, e qe kane bere njerez te pa votuar e te pa votueshem, drejtues ne nivele te ndryshme.
2. JOOO, NUK ME KA NXJERRE EDI RAMA TE KANDIDOJ, NISUR NGA NEVOJA TE TIJ, TE PS NE KETE MOMENT, TE MIAT SI NDER APO QOKE, NEVOJA PER TE LARGUAR NE KETE MENYRE OGERTA MANASTIRLIUN NGA KJO TE THEMI GARE; kush me njeh e di fare mire qe nese do te ishin keto arsyet, une i pari do te refuzoja, sic e kam bere shpesh ne kohe te ndryshme. Dua tu kujtoj se mendimin per te kandiduar e kam shprehur qarte ne mbledhjen e Asamblese se PS te njesise 5; pra ne strukturat e PS-jo jashte saj, ka qene nje mendim i pjekur dhe nje pergjigje per mijera njerez te ketij qyteti qe kam takuar ne lagjet e rruget e tij, pergjigje edhe ndaj mijera socialisteve te ketij qyteti me te cilet e kam diskutuar kete. Per te qartesuar, kam kerkuar nje proces te gjere, perfshires, demokratik e jo favor-qoke kariere!
3. JOOO, NUK ESHTE SULM E NUK KAM NDERMEND TE SULMOJ EDI RAMEN PER KETE; Ne kaq vite ne politike e sherbim publik, NUK MERREM ME NJEREZIT, PERSONIN, INDIVIDIN, merrem me parimet, ceshtjet qe burojne e lidhen me menyren si parimet zbatohen dhe qe kane ndikim ne jetet e njerezve. Dua ta them, i jam pergjigjur nevojave te ketij qyteti prej nje viti, ne menyre sporadike edhe me heret. Tani eshte me rende: ky qytet as po veteqeveriset dhe as po qeveriset prej nje viti. Eshte ne renie te lire ne cdo aspekt, vecanerisht ligji e rregulli, SHERBIMET per popullin e tij. Ky eshte shqetesimi im, ate dua te perball; reformimi i plote i proceseve dhe rikthimi i nje sherbimi me te mire per ta bere qytet te te gjitheve, jo thjesht te atyre qe vetem perfitojne. Pra qellimi im eshte ti kthej qytetit punen qe ne krye te tij, jo sulmin-sulmet ndaj gjithkujt; SIC PO E BEJ CDO DITE NE NJESINE 5✋ DEPUTETIN QE NUK E KISHTE PREJ 4 VITESH, ASHTU DO TE BEJ KRYEPUNETORIN PER QYTETIN E POPULLIN E TIJ!
