E diel, 26 Prill, 2026

Berisha: Me kryengritjen tonë paqësore kemi faktuar se shqiptarët nuk pajtohen me bllokimin e shtetit ligjor. Ne e kemi plagosur bishën në mënyrën përfundimtare

Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, deklaroi në një mbledhje me drejtues të degëve të Tiranës se vendi ndodhet në një situatë të jashtëzakonshme, duke akuzuar qeverinë për përqendrim të pushtetit dhe cënim të ndarjes së tij.

Berisha e cilësoi veprimin e mazhorancës ndaj sistemit të drejtësisë si antikushtetues dhe e lidhi atë me mbrojtjen e interesave të qeverisë, duke theskuar se pas tij qëndrojnë çështje të lidhura me korrupsionin dhe afera të ndryshme. Ai ngriti akuza të forta ndaj qeverisë dhe institucioneve, për përfshirje në korrupsion dhe tjetërsim pronash përmes sistemit të kadastrës dhe AKSHI-t, të cilat janë përdorur për zhvendosje dhe përvetësim pronash në mënyrë të paligjshme.

Në fjalën e tij, lideri demokrat, Sali Berisha kritikoi edhe rolin e mediave dhe lobimeve politike, duke i akuzuar si të njëanshme në favor të qeverisë dhe kundër opozitës. Ai theksoi se opozita dhe mbështetësit e saj po përballen me presione të shumta, por protestat dhe qëndresa politike kanë shërbyer për të denoncuar situatën dhe për të mbrojtur interesat e qytetarëve.

Berisha e lidhi situatën aktuale edhe me procesin e integrimit europian, duke deklaruar se standardet e shtetit ligjor po zëvendësohen nga korrupsioni dhe konfliktet e interesit. Ai u shpreh se opozita nuk do të tërhiqet dhe do të vazhdojë betejën e saj politike, të cilën e konsideron si përballje mes shtetit ligjor dhe një sistemi qeverisës të korruptuar.

Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama dhe AKSHI-n për sulme kibernetike dhe për hakerimin e të dhënave të qytetarëve, duke mohuar versionin e përfshirjes së aktorëve të huaj. Ai e quajti qeverinë “bandë kriminale” dhe ka kërkuar largimin e saj nga pushteti, duke e akuzuar gjithashtu Ramën për lidhje me krimin dhe ndikime pro-ruse në politikën rajonale e ndërkombëtare.

Te tjera

Lajme te tjera