E diel, 3 Maj, 2026

Vetëvrasja e nënës së 4 fëmijëve në Durrës e denigrimi në Tik Tok! Arrestohet bashkëshorti, fëmijët: Babi e kërcënoi ta vriste me thikë

Share

Ajo që u pa në sytë e të gjithëve, vetëvrasje e një gruaje në kushtet e rëndesës psikologjike nga presioni social dhe bullizmi pas denigrimit në Tik-Tok, fsheh pas një histori të trishtë të dhunës në familje, deri në kërcënime me jetë nga bashkëshorti që e akuzonte për tradhti.

Teksa pas tragjëdisë, policia gjurmonte kush e hapi profilin denigrues në Ti-Tok me emrin e nënës së 4 fëmijëve, – që i dha fund jetës me fotoksinë më 2 janar 2024 – zërat e vëllezërve të të së ndjerës, gjithashtu banues në Sukth të Durrësit, nxitën policinë të orientohet drejt një tjetër piste. 

Bedrie Bushës ia mori jetën burri i vet, jo 100% por 1 milionë përqind motrën ma vrau burri.  Do t’i lutem shtetit shqiptar që të zbardhë çështjen. Motra ime 23 vjet martesë, 23 ditë të bardha nuk i ka parë në këtë derë. Burri i vet e mori dhe derisa e çoi tek vorri, vetëm nëpër burgje”, u tha gazetarëve vëllai i Bedrie Lokes, Avdi Bushi.

Kaq fjalë mjaftuar që hetuesit të rimarrin në pyetje bashkëshortin e 41 vjeçares, i cili përkohësisht jetonte në Greqi për shkak të punës sezonale, e në Shqipëri ishte kthyer për të kaluar festat në familje.
Babai e kërcënonte me thikë
Xhemal Loka 45-vjeçar është zënë ngushtë përballë fakteve të forta kundër tij. Njëri prej fëmijëve u tha efektivëve se e mbante mend shumë mirë datën 27 dhjetor, kur babai kërcënoi me thikë për të vrarë nënën në prezencë të tij, episod të cilin gruaja e ndjerë nuk e kishte kallëzuar në polici. Fëmijët e tjerë rrëfyen se mes prindërve kishte sherre të shpeshta përmes telefonit dhe kërcënime sa herë që babai vinte nga emigracioni.

Në banesë, policia i gjeti një automatik “Sharrs”, një krehër e sasi municioni luftarak. Efektivëve u kishte fshehur edhe një celular, i cili tashmë u gjet dhe u sekuestrua e bashkë me telefonin e nënës së 4 fëmijëve, janë dërguar për ekspertim. Hetuesit kanë dyshime të forta, se bashkëshorti e ka dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme 41-vjeçaren e telefonat pritet të faktojnë edhe më shumë dhunën në familje.
“Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi Xh. L., 45 vjeç, kishte dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij, shtetasen B. L” informoi sot policia e Durrësit.
Goditja e fundit në situatën e rëndë të gruas ishin postimet me foton e saj dhe shkrime që e etiketonin të pamoralshme, duke ia bërë të vështirë edhe përballjen me kolegët e një fabrike fasonerie në fshatin Fllakë, ku 41-vjeçarja punonte. Hetuesit morën në pyetje dhe punonjës, të cilët e përshkruajnë një grua mbështetëse për koleget, por që kohët e fundit u shfaqte shqetësimin se e vuante publikimin e fotos denigruese.
Pikërisht zërat e shumtë që pasuan foton në një vend të vogël si Sukthi dyshohet të jenë bërë burim për xhelozi të sëmurë te bashkëshorti, i cili të premten, e 5 janarit 2024, kur dhe u bë publike ngjarja, teksa komunikoi me gazetarët jashtë kamerave, u tha se gruaja e tij ndihej e turpëruar nga çfarë publikohej për të në Tik-Tok.
Në mesin e një histerie kolektive që buron nga sulmet e personave të papërgjegjshëm në rrjetet sociale, gruaja vendosi t’i japë fund jetës më 2 janar, dhe rasti i rëndë u bë publik nga mediat më 5 janar, duke pasur edhe më një njoftim të vonuar të policisë së Shtetit.
Nëna e 4 fëmijëve ishte sulmuar edhe më herët në rrjetet sociale, e në dhjetor të vitit 2022 kishte bërë denoncim, por fakti që s’u zbulua kush e hapi, ndoshta e detyroi gruan që me hapjen e profilit të fundit denigrues ndaj saj, të zgjidhte të heshte, të mbyllej në vetvete, e të shkonte drejt aktit ekstrem të vetë-vrasjes. Bashkëshorti fajësonte vajzën e tezes së gruas se ishte ajo personi që kishte hapur fals, por policia dhe as prokuroria e Durrësit nuk kanë vendosur para përgjegjësisë autorin e keqpërdorimit të të dhënave personave të viktimës. 

Te tjera

Lajme te tjera