Kryebashkiaku i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka dërguar një tjetër mesazh të koduar në rrjetin social “TikTok”.
Jo pa qëllim ai përdor këtë rrjet, i cili është mbyllur nga qeveria. Elementi i dytë është se Veliaj po jep sinjale se ka identifikuar Nesti Angonin që e futi në burg.
Herën e kaluar ai ironizoi përmes një rosaku, teksa sot ka replikuar me ‘Nesti Angonin’. Padyshim një profil i rremë, por Veliaj e ka përdorur për të dërguar mesazhin e radhës.
Nesti Angoni: Nuk ishte personale. Biznes si zakonisht! Qëndro i fortë miku im.
Erion Veliaj: Emri i rremë, komentet, energjia… Nesti Angoni ngeli spektator me ëndrra protagonisti, i shkreti.