Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon dhe 10 të pandehurit e tjerë. Dosja është dërguar pranë GJKKO-së me kërkesën e kalimit për gjykim, teksa Dako akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste.11 persona janë marrë të pandehur, ndërsa për vetëm një është kërkuar nga prokuroria pushimi i çështjes dhe bëhet fjalë për Meri Semini. Vangjush Dako u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. E para ka të bëjë me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshtim me ligjin, dhe çështja tjetër me tenderin për projektin e zhvillimit të vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish.Gjithsej bashkë me Dakon u lëshuan 11 urdhër arreste, 7 prej të cilave me arrest në burg dhe 3 në arrest shtëpie. Të hënën, GJKKO pasi shqyrtoi kërkesën e ndërtuesit të pallatit që u dëmtua nga tërmeti i nëntorit 2019, Fiqiri Farruku për zbutje të masës së sigurisë, vendosi ta çojë nga arrest në burg në arrest shtëpie. “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet për procedimin penal nr.197/2020, që bën fjalë për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave e formularëve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” dhe të parashikuara nga nenet 190 dhe 248 të Kodit Penal. Në përfundim të hetimeve paraprake të këtij procedimi ka rezultuar se: Së pari, gjatë miratimit dhe zbardhjes/protokollimit të lejes së ndërtimit, të miratuar me vendimin e Këshillit të Rregullimit të Territorit pranë Bashkisë Durrës Nr.02 datë 28 Shtator 2011, në favor të Shoqërisë “Faklesh.p.k”, janë kryer veprime në kundërshtim me kompetencat e Kryetarit të Bashkisë dhe nëpunësve të Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Territorit, të parashikuara nga Ligji Nr.8652, datë 31 Korrik 2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” dhe Ligji Nr. 10 119 datë 23 Prill 2009 “Për planifikimin e territorit” dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij, të cilat konsistojnë në protokollimin/zbardhjen e lejes së ndërtimit në datën 14 Tetor 2014, dy vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe banorët banonin në pallatin në fjalë”, thuhet në njoftim e SPAK. Po ashtu, thuhet se janë kryer gabim llogaritjet e fondit limit, me një vlerë gati dhjetë herë më shumë se ajo që duhet të llogaritej.
SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim Vangjush Dakon dhe 10 të tjerë, ja akuzat që rëndojnë mbi ish-kryebashkiakun
Share
Te tjera
