E mërkurë, 22 Korrik, 2026

Sara Mila: Shqyrtimi i tre grupkapitujve të negociatave, një tjetër hap drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Share

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, bëri të ditur se në mbledhjen e Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme u shqyrtuan ndryshimet dhe shtesat në pozicionet negociuese të Republikës së Shqipërisë për tre grupkapituj të rëndësishëm të procesit të integrimit europian: Tregu i Brendshëm, Konkurueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse, si dhe Marrëdhëniet me Jashtë.

Sipas Milës, çdo hap në këtë proces përfaqëson një tjetër gur themeli në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ajo theksoi se negociatat nuk janë vetëm procedura teknike, por reforma konkrete që forcojnë institucionet, rrisin konkurrueshmërinë e ekonomisë dhe përgatisin vendin për të ardhmen europiane.

Deputetja socialiste nënvizoi se Shqipëria po ecën përpara me ritëm dhe vendosmëri drejt objektivit strategjik të anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, duke vijuar punën për përmbushjen e standardeve dhe detyrimeve të procesit të integrimit. “Sot, në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, shqyrtuam ndryshimet dhe shtesat në pozicionet negociuese të Republikës së Shqipërisë për tre grupkapituj të rëndësishëm të negociatave me Bashkimin Evropian: Tregu i Brendshëm, Konkurueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse dhe Marrëdhëniet me Jashtë.

Çdo hap në këtë proces është një tjetër gur themeli në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Negociatat nuk janë thjesht procedura teknike, por reforma konkrete që e bëjnë shtetin më të fortë, ekonominë më konkurruese dhe vendin më të përgatitur për të ardhmen europiane.

Shqipëria po ecën përpara me ritëm dhe vendosmëri drejt objektivit tonë strategjik: anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian”, shkruan deputetja Mila në rrjetet sociale.

Te tjera

Lajme te tjera