E mërkurë, 22 Korrik, 2026

Paketa e Maleve, Rama me banorët e Thethit: Nuk është për uzurpatorë, as për oligarkë! Zhvillim për zonat malore

Share

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Theth ku zhvilloi një bashkëbisedim me aplikues të Paketës së Maleve. Shefi i qeverisë ka bërë të qartë që s’ka anulim të këtij ligji, edhe pse është një kërkesë që ditën e parë nga protestuesit, të cilët thonë se me këtë nismë lejohet shitja e “Shqipërisë”.

Rama theksoi se paketa synon të nxisë zhvillimin ekonomik të zonave malore dhe t’u krijojë mundësi investimi trashëgimtarëve të pronave, jo uzurpatorëve apo oligarkëve.

Paketa e Maleve nuk është për uzurpatorë, as për biznesmenë që nuk kanë marrëveshje me ju, as për oligarkë, përveçse për të vënë në lëvizje ekonominë e trashëgimtareve të pronave në territore ku toka nuk është ndarë sipas 7501 sepse ju dhe të tjerët në këto territore nuk e kanë pranuar 7501 dhe e kanë ndarë tokën mes veti me kufijtë e vjetër dhe përgjithësisht nuk kanë konflikte. Por për të adresuar dhe aspektin tjetër që ka të bëjë me territore ku nuk ka asnjë mundësi zhvillimi përveç turizmit. Kjo është Paketa e Maleve”, tha Rama.

Te tjera

Lajme te tjera