E diel, 26 Prill, 2026

“Rakisë iu hodh ujë”, ish-presidenti Moisiu: Reforma në drejtësi u prish një natë para votimit

Share

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka folur lidhur me mangësitë e reformës në drejtësi. Ai e ka krahasuar me një “raki” të holluar me ujë. Moisiu u shpreh se ndryshimet e minutës së fundit i dhanë politikës ndikim të panevojshëm.

“Ujë ju hodh natën e fundit para se të bëhej votimi, i ndërruan disa nene. Me variantin e parë, politika ishte jashtë fare, por s’mund të rrinin jashtë. Bënë disa gjëra, dhanë disa kompetenca të cilat në fillim nuk ishin parashikuar në përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pati kosto dhe nuk e di sesi do të rregullohet ajo punë”, tha ish-presidenti për “A2 CNN”.

Sipas Moisiut, një nga problemet kryesore është që pas vettingut mungon kontrolli i vazhdueshëm. Ish-presidenti tha se ndjekja dhe kontrolli, redukton gabimet e të kaluarës.

“Ne hodhëm idenë të bëhej një skanim, vettingu, mirëpo kjo nuk do të thotë se unë, Moisiu, kalova vettingun dhe të fle gjumë. Kjo duhet të jetë e përhershme që t’i ndjekin dhe t’i kontrollojnë që të mos bëjnë gabime të së kaluarës. Kjo e dëmton shumë”, u shpreh Moisiu.

Te tjera

Lajme te tjera