E diel, 26 Prill, 2026

Ndërtimet pa leje, Rama: Do monitorojmë territorin me satelitë dhe dronë! Kritikat për arkitektët

Share

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se për të shmangur ndërtimet pa leje, vendi do të monitorohet nga satelitët dhe dronët.

Gjatë fjalës së tij në takimin me kryebashkiakët, Rama paralajmëroi se do të ndërtohet një qendër e monitorimit të ndërtimeve, ndërsa një paralajmërim e kishte edhe për arkitekëtë. Ai tha se arkitetkët rrezikojnë të humbasin licencën nëse bëhen palë me ndërtuesit për të shkelur lejet e ndërtimit.

“Me projektin e ri që kemi nisur në një fazë të avancuar me Emiratet e Bashkuara, e njëjta gjë duhet të ndodhë edhe me territorin. Inspektimi i territorit duhet të mbështet nga një fuqi e madhe teknologjike, me satelitët, dronët dhe me një strukturë të dedikuar. Duhet të ndërtojmë qendrën e monitorimit të ndërtimeve, agjencia e zhvillimit të territorit ka përgatitur edhe një rregullore të re për të gjitha kompanitë e ndërtimt. Arkitektë që bashkëpunojnë me ndërtuesit për të shkelur lejet e ndërtimit, nuk mund ta gëzojnë më licencën dhe do të përballen me pasoja penale. Ndërkohë që leje përdorimi, shfrytëzimi të godinave pa firmën përfundimtare të arkitektit nuk mund të jepet”, tha Rama.

Te tjera

Lajme te tjera