E diel, 3 Maj, 2026

“Naimi u tërbua kur i thanë vrasës”, Milaim Zeka: Policia e Kosovës dyshoi që në fillim se porositësi ishte ai

Share

Mes lotësh dhe hidhërimit, gazetari Milaim Zeka ka deklaruar se e njihte Liridona Ademajn dhe Naim Murselin personalisht, prandaj e dinte që në momentin e parë se ai ishte vrasësi i gruas së tij.

Në “Top Story”, Zeka tha se edhe policia e Kosovës e ka ditur që në fillim se porositësi i vrasjes ishte Naimi, por nuk donte që të prishej varrimi, prandaj e arrestoi pas ceremonisë. Ai tha se gjatë ceremonisë së varrimit, një gazetar i ka thënë ‘ti je vrasësi’, dhe pas kësaj ai ka reaguar brutalisht. Sipas Zekës, Naimi ishte mashtrues.

“Unë dhe familja ime e kemi njohur Liridonën dhe bashkëshortin e saj. Shkurt po e them, kur e takuam, e kam një intuitë të tmerrshme një nuhatje të qenit. U takuam në një hotel në Prishtinë dhe u ngrit burri i saj, thashë nuk e duroj dot. Ishte një grua e mrekullueshme dhe kur e morëm lajmin, ne dyshuam se ai e ka kryer veprën. Dhe në orën 10:00 policia e konstatoi që ai ishte planifikuesi i vrasësit, por të mos e prishte varrimin… se e konstatoi para varrimit. Nëse e shihni reagimin brutal të Naimit kundër gazetarëve, një koleg i imi i ka thënë ti je i vrasësi. Desha me përgëzu policinë e Kosovës për këtë vrasje që u tronditëm të gjithë. Liridonën e kam taku në lindjen e parë, ky njeri ka qenë super mashtrues, një super abuzues dhe me vra gruan me aq gjakftohtësi në prezencë un nuk di… çfarë stad i çmendurisë duhet të jetë ky i panjeri”, u shpreh Milaim Zeka.

Te tjera

Lajme te tjera