E shtunë, 18 Prill, 2026

“Lufta” brenda PS del në dritë, si kandidatët socialistë “përgjakën” njëri-tjetrin nën rrogoz, akuza për tradhti, tjetërsim votash gjatë numërimit dhe garë pa rregulla

Share

Zgjedhjet e 11 majit kanë zbuluar anën e errët të Partisë Socialiste, ku betejat e brendshme mes kandidatëve kanë qenë më të ashpra se përballja me opozitën. Burime nga brenda strukturave flasin për një “luftë civile” të fshehur, ku kandidatët socialistë kanë shkelur çdo rregull të lojës politike, duke përdorur çdo mjet për të zhbërë kundërshtarin brenda listës. Akuza për tradhti, manipulime e tjetërsim votash gjatë procesit të numërimit dhe sabotime të qëllimshme kanë tronditur themelet e një partie që dikur predikonte unitetin. Në vend që të garonin për qytetarin, shumë prej tyre kanë luftuar për karrigen, shpesh duke i prerë rrugën njëri-tjetrit në mënyrë të pamëshirshme. Në terren, fushatat u kthyen në sulme të heshtura mes kolegësh, ku aleatët u kthyen në armiq dhe “nën rrogoz” u ndanë thikat. Lufta për mandate zbuloi krizën e thellë të moralit politik brenda PS-së, ku çdo formë besnikërie politike u shit për një grusht votash. Tashmë, ajo që dikur dukej si një makineri elektorale e pathyeshme, po shfaqet si një parti e brishtë, e përçarë dhe e përlyer në betejat e brendshme për pushtet.

Te tjera

Lajme te tjera