Ish-deputeti Saprtak Braho, si një socialist i vjetër, ka komentuar përplasjet brenda mazhorancës. Sipas tij, Elisa Spiropali nuk ishte diçka e dalë nga hiçi. Në një emision ai u shpreh se në PS ka pasur prej vitesh të pakënaqur, por nuk kanë folur.
“Pritej ky proces në PS dhe kam përshtypjen që kjo mahisje nuk erdhi papritur, ka ardhur gradualisht. Kam parasysh që këto zëra kritikë apo ndryshe në PS kanë vite që qarkullojnë. Edhe sot e kësaj dite nuk e kuptoj pse u largua Ditmir Bushati. Edhe kjo zonja Spiropali. Ata që kanë ardhur në PS, shumica e i kanë pozicionet si mjet jetese. Ne ishim idealistë”, tha Braho në “Report TV.
Ndërsa monopolizimin e Partisë Demokratike nga Sali Berisha dhe përjashtimin e kandidatëve për kryetarë nga garë, Braho e quajti një turp të madh.
“Të zgjedhim kryetarin dhe s’ka garë. Qesharake. Është për të qeshur”, tha Braho.
