Rigels Seliman
Ish-presidenti i klubit të futbollit Partizani, Paro Laçi bëri publike faktet e reja lidhur me aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, truallin e të cilit ish-kryeministri Sali Berisha ia kaloi dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për të ndërtuar aty 19 kulla. Pas intervistës së parë që dha në ku tregoi disa episode sesi kërcënohej në emër të Berishës nga familjarë të tij por edhe nga strukturat të shtetit, përfshirë policinë dhe Ministrinë e Brendshme, për t’u larguar nga ish-kompleksi, Laçi zbuloi dje në një media se është thirrur në SPAK për të dëshmuar. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, ai tregoi faktet e reja që ka dhënë në prokurori mbi këtë çështje, ndërsa kërkon që të thellohen hetimet, pasi shumë emra që sipas tij janë “pjesë e kësaj grabitje” nuk përmenden në dosje. Madje ai theksoi se ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me procedurën e privatizimit, e cila është bërë objekt hetimesh prej vitit 2020. Ndërkaq ka shtuar se i është ofruar një pazar nga njerëzit e Berishës për të liruar ambientet e klubit. “I kam prek të gjitha gjërat në SPAK, duke nisur nga Xhim Begeja… Dhe prokurorët na kanë bërë njëfarë presioni. “Pas intervistës në Report Tv direkt më morën të SPAK dhashë denoncimin tim mbi faktet për privatizimin e klubit Partizani. Ato kishin një mori dokumentesh dhe unë citova me data të sakta. Në këtë mori faktesh që ata kishin unë nuk mund të theksova datat precize presionet, denoncimet për dhunën barbare që na hynë në zyra. Të gjitha i thashë me data të sakta. Kam dhënë në SPAK garancimin tim për këtë aferë. Kemi patur sulme ndaj zyrave të Partizanit thyerje objektesh, materialesh, kërcënime. Ka fakte të reja për grabitjen e pronës. Kanë marrë një pronë që është shpronësuar njëherë. Nga hetimet është shmangur emri i Xhim Begeja, daja i Jamarbër Malltezit. Xhim Begeja paraqitej në emër të Sali Berishës. Gjeneral Qirjazi me të drejtë shkruante që nuk mund ta firmos. Erdhi Xhemal Gjunkshi dhe e firmosi. Ata nuk kanë qenë kurrë pronarë të ligjshëm të pronës te kompleksi Partizani. Unë s’kam qenë kurrë që ato objekte të ndryshonin destinacionin. E kam deklaruar në SPAK. Mua mu dha një pazar i qartë. Po të kisha firmosur 500 mijë euro do mi jepte dhëndri i Berishës. Agron Kuliçi ka ardhur dhe ka thënë mbroj interesat e Sali Berishës. Tonin Vocaj. Erzen Breçani ishte grushti i hekurt i Sali Berishës dhe në atë periudhë janë marrë fushat. Unë jam shoqëruar pse kam debatuar pa bërë asgjë, ishim në stadiumin tonë dhe nata na marrin e na shoqërojnë”, deklaroi ai.
Roli i dajës së dhëndrit të Berishës
Më tej zoti Paro laçi zbuloi se ka kërkuar nga SPAK që të hetojë si të përfshirë në dosjen e aferës së privatizimit të ish-klubit Partizani edhe disa emra të tjerë, një prej të cilëve Xhim Begeja, daja i Jamarbër Malltezit, dhëndrit të Sali Berishës. Begeja sipas Laçit u ka marrë para të rinjve dhe fëmijëve që stërviteshin në klub e për këtë tha se ka fatura. “S’jam shumë i njohur me dosjen dhe hetimet, por siç shoh në opinion publik shumë emra s’janë përmendur. Një emër që dhashë në SPAK është Xhim Begeja daja i Jamarbër Malltezit. Ai u paraqiste në emër të Sali Berishës, unë jam Sali Berisha këtu. Ai kërkonte të paguhej nga klubi Partizani që klubi të stërvitej në ambientet e veta. Kërkonte edhe nga fëmijët që të paguanin. Nëse ka gjurmë, janë faturat që ai do u ketë bërë njerëzve që u ka marrë lekë për t’u stërvitur në klub. Sot trumbetojnë shumë gjëra në ca televizione të këtyre grabitësve. Ato nëse kanë qenë pronarë të ligjshëm pse mungojnë dokumentacionet. Pse mungon në kadastër një fletë regjistri por mos të flenë rehat këta njerëz se edhe ata fakte do të dalin”, tha ai. Ndërkohë sfidoi Berishën dhe lakenjtë e tij kur tha se nuk i ka frikë. “Tani ne nga Gjureçi i Dibrës jemi shtëpi buke por frikën nuk e njohim… Presione kemi pasur gjithmonë. Presione kam pas po nuk kam frikë as Berishën e asnjë. Berisha s’ka burrni e njoh mirë, po të dojë le ta nisë… Unë nuk e kam frikë Berishën, e kam thënë gjithmonë që kam qenë gjithmonë me të vërtetën”, nënvizoi Laçi.
