E diel, 3 Maj, 2026

Aksionet e SPAK, Artan Hoxha: Prokurorët kanë frikë të shkojnë te zyrtarët në detyrë, godasin vetëm ish-ministra

Share

Gazetari Artan Hoxha, teksa ka komentuar aksionet e fundit të SPAK, u shpreh se prokuroria duhet të flasë me vendime. Sipas tij, SPAK është kujdesur që të mos arrestojë zyrtarë në detyrë. “Kemi folur ditët e fundit për kryetarë bashkie që i ka thirrur SPAK, sot SPAK kërkoi 4 vite burg për ish kryebashkiakun e Lezhës. Kjo duket se ata po mundohen dhe janë të komplekësuar nga kjo. Deri sa filloi historia me Berishën thuhej se po hante vetëm nga e majta. Pastaj kur filloi çështja për Berishën dhe Metën filloi pse vjen për ta dhe jo ministrin në detyrë. SPAK këtë duhet ta tejkalojë, duhet të flasë me vendime. Vendimet që do marrë SPAK ato do të tregojnë në të vërtetë se çfarë po bën SPAK dhe sa i paanshëm është. Është vënë re se SPAK është kujdesur që të mos arrestojë zyrtarë në detyrë. Kemi ministra të arrestuar, por pasi janë larguar nga detyra.  Nëse do bënte këtë kjo do i jepte më shumë kredibilitete”, deklaroi Hoxha dje në një media.

 

Te tjera

Lajme te tjera