E enjte, 7 Maj, 2026

Rama sulmon opozitën: Po hedhin baltë ndaj PS, 83 mandatet na garantojnë reformat pa konsensus

Share

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me socialistët e Gjirokastrës ka akuzuar opozitën se tenton të pengojë procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian. 

Nga Gjirokastra, Rama tregoi arsyen se përse e kishin lumtuar 83 mandatet parlamentare.

Duke i treguar socialistëve punët e Shqipërisë në procesin e integrimit, ai u kujdes të nënvozionte se falë votave në parlament, tashmë miratimi i reformave do të bëhet pa pasur nevojë të presë konsensusin e opozitës dhe negociatat e vetme që do të zhvillojnë janë ato me Brukselin.

“Nëse ne nuk do t’i kishim ato vota në parlament, ne sot nuk do të kishim negociata me BE, por do të kishim presion për të bërë negociata me palavitë që kemi në opozitë, se do të na kishin marrë peng, do të na kishin marrë peng në emër të integrimit”, tha Rama.

Rama thotë se opozita po derdh llum në rrugën e integrimit, sespe PS ka bërë punë të jashtëzakonshme.

“Janë të fiksuar për të bërë çdo gjë dhe për të nxjerrë çdo gjë nga goja dhe për të derdhur çdo llumë në rrugët e komunikimit, në kanalet e informacionit, që të na pengojnë në këtë rrugë. Ne nuk duhet të lejojmë askënd që të hedhë poshtë dhe të mbulojë me baltë gjithë atë punë të jashtëzakonshme që ne kemi bërë së bashku dhe që e ka sjell Shqipërinë në këtë pikë që është sot, që është pika më e mirë që Shqipëria ka qenë ndonjëherë.”, u shpreh Rama.

Përpara socialistëve të Gjirokastrës kryeministri ripërsëriti qëndrimin e tij se brenda 2027 procesi i negociatave me BE-në do të ketë përfunduar, pavarësisht se në pesë muaj e parë të këtij viti, nuk është shënuar asnjë progres.

Te tjera

Lajme te tjera