Kryeministri Edi Rama ka komentuar librin e tij më të ri me titull “Në Sofrën e Hënës”, për të cilin është shprehur se ka rrjedhur nga dashuria që ai mbart për gjuhën shqipe.
Në një intervistë të dhënë për Top Channel, Rama theksoi se dëshira e tij për të shkruar ka ardhur si rrjedhojë e dëshirës që fjala e tij të mbetet e shtypur në libër. Ndërsa zbuloi se nga kthimi i komenteve të ndjekësave në rrjet, ai zgjodhi që të shkruante diçka që do të mbetej përgjithmonë në letër.
“Kjo është një ndër të parat por shpresoj që mënyra si është shkruar është për persona që janë dashuruar me gjuhën gjendet, gjuha amtare. Për të ndarë një mesazh të thjeshtë për dikë që komentoj, dikur shkruaja komentet ndaj ndjekësve. Është dashuri për gjuhën shqipe” tha Rama.
Fjala e Ramës: Kjo është një ndër të parat por shpresoj që mënyra si është shkruar është për persona që janë dashuruar me gjuhën gjendet, gjuha amtare. Për të ndarë një mesazh të thjeshtë për dikë që komentoj, dikur shkruaja komentet ndaj ndjekësve. Është dashuri për gjuhën shqipe. Kam qejf ta shkruaj dhe më vjen shumë mirë që ajo që shkruaj mbetet e shtypur në libër. Unë lexoj por jo në mënyrë sistematike. Kryesisht lexoj përmes telefonit.
Në lidhje me librin “Në Sofrën e Hënës”, kryeministri Rama theksoi se lindi nga dëshira për të kuptuar pak më mirë Islamin, e për të verifikuar me sytë e tij gjërat që u bën shqetësuese ndaj Islamit.
“Aty përgjithësisht jam fokusuar tek librat e shenjtë dhe për hir të së vërtetës edhe kërkimi i fjalëve në Kuran ka qenë kurioziteti për të kuptuar pak më mirë islamin dhe për të verifikuar me sytë e mi dhe mendjen time gjëra që u bënë shqetësuese në një kohë ndaj islamit. Dhe islami është absolutisht i jashtëzakonshëm, ndërkohë që në librat e shenjtë Biblën, e kam pasur në dorë dhe e kam lexuar shumë kohë më parë, në kohën e librave të ndaluar. Por Kuranin jo. Me Kuranin jam takuar shumë më vonë, shumë më vonë dhe mbasi u bë një libër i lejuar” tha më tej kryeministri Rama.
Kujtojmë se më 4 mars të këtij viti, kryeministri Edi Rama ka promovuar librin e tij të ri, me titull “Në Sofrën e Hënës”.
Kujtojmë se ky është libri i dytë i kryeministrit Rama, pasi i pari me titull “Kurban” u promovua në 2011.
