E premte, 17 Prill, 2026

Lajm i hidhur për botën e medias dhe kulturës shqiptare/ Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari Namir Lapardhaja! Ngushëllime të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e tij!

Share

Gazetari dhe publicisti i njohur **Namir Lapardhaja** ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare, në orët e para të mëngjesit në Gjermani. Lajmi është konfirmuar nga familjarët e tij për gazetën “Tema”. Shkaku i vdekjes dyshohet të ketë qenë tromboza në zemër. Vetëm pak ditë më parë, më 5 mars, ai kishte festuar ditëlindjen e tij.

Lapardhaja ishte një zë i angazhuar në jetën publike, publicist dhe kritik letrar, i njohur për analizat e thelluara dhe opinionet e tij në media. Ai rridhte nga një familje e persekutuar nga regjimi komunist dhe shquhej për mendjehapjen, kulturën dhe kritikat e tij ndaj ngërçit të së djathtës shqiptare dhe problemeve të opozitës së sotme. Trashëgimia e tij përfshin libra, ese dhe një numër të madh artikujsh që do të mbeten pasuri kulturore për shoqërinë

Ngushëllime të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e tij. Humbja e Namir Lapardhajës është një tronditje e madhe për botën e medias dhe kulturës shqiptare. Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë përmes fjalës së shkruar dhe mendimit kritik që ai la pas.

Te tjera

Lajme te tjera