E enjte, 24 Shtator, 2026

Pastrimi i Lanës dhe mirëmbajtja e institucioneve arsimore, ekipet e DPPGJ Tiranë në terren çdo ditë

Share

Ekipet e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrim-Gjelbërimit në Tiranë vijojnë çdo ditë punën në terren për pastrimin, gjelbërimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike në kryeqytet. Në fokus të punës së tyre është edhe mirëmbajtja e lulishteve përgjatë Lanës, ku ekipet ndërhyjnë për kositjen, pastrimin e mbetjeve dhe sistemimin e hapësirave të gjelbra.

Krahas punës përgjatë Lanës, ekipet e DPPGJ kujdesen në mënyrë të vazhdueshme edhe për ambientet e institucioneve arsimore në Tiranë. Ndërhyrjet përfshijnë kositjen, krasitjen, punimet dhe mirëmbajtjen e pemëve, si dhe sistemimin e hapësirave të gjelbra në mjediset shkollore dhe institucionet e edukimit të fëmijëve.

Puna në terren synon të garantojë ambiente më të pastra, të gjelbra dhe të mirëmbajtura për qytetarët dhe veçanërisht për fëmijët. Ekipet e DPPGJ vijojnë ndërhyrjet sipas nevojave të evidentuara, duke e shtrirë mirëmbajtjen në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Nga pastrimi i hapësirave përgjatë Lanës deri te kujdesi për gjelbërimin në institucionet arsimore, puna e ekipeve vijon çdo ditë në terren për mirëmbajtjen e hapësirave publike të Tiranës.

Te tjera

Lajme te tjera