Zv/Kryeministrja Albana Koçiu mori pjesë në sofrën e Iftarit me besimtarët myslimanë të Njësisë 11, duke ndarë momente reflektimi dhe bashkimi në këtë periudhë të shenjtë të Ramazanit. Në fjalën e saj, ajo theksoi se solidariteti dhe mbështetja nuk janë vetëm vlera të Muajit të Ramazanit, por pjesë e pandarë e çdo dite të vitit në këtë komunitet. Mesazhi i saj u shoqërua me urimin për një agjërim të lehtë e të pranuar, duke nënvizuar respektin dhe afërsinë me besimtarët. “Në sofrën e Iftarit me besimtarët e Njësisë 11, një komunitet ku solidariteti dhe mbështetja nuk janë thjesht vlera të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, por pjesë e pandarë e çdo dite të vitit në çdo derë të hapur të kësaj zone. Agjërim të lehtë e të pranuar”, shkruan zv/Kryeministrja Albana Koçiu në rrjetet sociale.
Zv/Kryeministrja Albana Koçiu merr pjesë në Iftarin e Njësisë 11, ja mesazhi për besimtarët myslimanë
Share
Te tjera
