Nga Lira Gjika, pediatre e njohur
Sjellja e shqetesuar e femijes se pare kur vjen femija i dyte, nuk lidhet me moshen, por me dyshimin se çfare do te ndodhe me ate, femijen e pare. Nje varg pyetjesh te cilat nuk ka kurajo ti beje, I vertiten ne mendjen e tij. Do ta duan me? Pse e bene femijen e dyte, se nuk e duan me ate? Te gjithe meren vetem me te voglin. Tani vemendja nuk eshte vetem per te, por ka ardhur ky i vogli dhe te gjithe jane te ekzaltuar pas tij, pas te voglit. Nena gjithe diten rri me te voglin ne dore, madje fle afer tij, ndersa femijes se pare i thote: “ti u rrite tani, ke shkuar dhe ne kopëët apo shkolle”. Gjithashtu, fëmijës së parë i kerkohet edhe ta kete “xhan” motrën apo vëllanë e porsaardhur .Në këto caste të vështira për fëmijën e parë, nëna dhe babai duhet të jenë të vëmëndëshëm dhe të kenë shumë kujdes kur të flasin. Fjalët që do të përdorin, pasi femija edhe pse i rritur ne raport me vellane apo motren e vogel, edhe ai eshte ende femije. Mbase moshen mund ta kete 5 vjec, 7 vjec apo edhe 10 vjec, ai eshte ende femije qe ka nevoje per prinderit edhe per shume kohe dhe ende nuk di te doje apo te ndaje me te tjeret gjerat e tij, sidomos prinderit. Kjo vuajtje zgjat minimumi 8 muaj, sipas shkencetarve, por me kushtin, qe prinderit dhe te rriturit prane, te jene shume te kujdeshem. keto vuajtje jane te shendetshme, qe i mesojne femijeve si ti pranojne te tjeret, pasi dhe motra apo vellai eshte nje tjeter edhe pse kane te njejtet prinder dhe jane pjese e nje familje. Te mesosh te duash e te pranosh tjetrin, kerkon kohe dhe mbi te gjitha prinderit, familja, te te kete dhene shume dashuri. Dhe ky mesim i te dashurit dhe te mires fillon e mesohet e konkretizohet pikerisht kur behesh vella apo moter.
