Sot, Punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrim Gjelbërimit të Bashkisë Tiranë iu bashkuan nismës së Kryqit të Kuq Shqiptar për dhurimin e gjakut.
Me zemrën plot dashuri dhe dëshirën për të shpëtuar jetë, punonjësit e DPPGJ u bënë pjesë e kësaj kauze humane, duke dhënë një mesazh të fortë solidariteti dhe përgjegjësie qytetare.
“Të dhurosh gjak do të thotë të japësh shpresë dhe jetë. Çdo pikë gjaku është një mundësi për dikë që të jetojë më gjatë, më mirë, më i fortë.” – u shprehën përfaqësues të DPPGJ-së.
Ftesa mbetet e hapur për të gjithë qytetarët:
Shpëto jetë, dhuro gjak!
Bashkohu dhe ti në këtë mision human.
