Deputetët e rinj janë betuar në Kuvend.
Nga 140 deputetë në total, u betuan 138 deputetë, pasi 2 të zgjedhur njoftuan se kanë hequr dorë nga mandati. Ata janë Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy nga PSD.
Pas këtyre dy dorëheqjeve, zëvendësuesit do të jenë nga lista e hapur e PSD.
Ndërkohë që Parlamenti do të votojë edhe kryetarin e ri të Kuvendit. Mazhoranca ka propozuar Niko Peleshin, i cili pritet të votohet vetëm nga shumica, pasi opozita nuk pritet të marrë pjesë në këtë votim.
Seanca aktualisht drejtohet nga Vasil Llajo i PS, si deputeti më i vjetër, pas Sali Berishës dhe Tritan Shehut nga PD-ja, për shkak se këta dy të fundit refuzuan të hapnin seancën.
