E diel, 26 Prill, 2026

Dosja drejt GJKKO/ Fatime Kryemadhi merret e pandehur për pastrim parash! Kryemadhi: Flas në gjykatë! Meta: Më njoftuan pasi iku avokati

Share

Fatime Kryemadhi është marrë zyrtarisht e pandehur për dosjen Meta-Kryemadhi. Bashkë me të bijën, ajo u paraqit sot në SPAK, ku iu komunikua akuza për pastrim parash.

Deputetja e Partisë së Lirisë, Kryemadhi u njoh sot me përfundimin e hetimeve, ndërsa e pandehur është marrë që më datë 29 maj për tre akuza, korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në një prononcim për gazetarët Kryemadhi u shpreh se do të flasë vetëm para Gjykatës.

“Nuk bashkëpunoj unë më me ata, do të flas në gjykatë. Që në momentin që merresh e akuzuar, është një procedurë që duhet bërë. Ata do të bëjnë lojën e tyre ne do të bëjmë lojën tonë”, tha Kryemadhi.

Ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta, nga qelia e quajti një proces farsë, ndërsa nuk u paraqit dot për tu njohur me përfundimin e hetimeve. Ai ishte thirrur sot, por avokati ishte Kujtim Cakrani ka kërkuar disa ditë kohë më argumentin se është me pushime. Vetë Ilir Meta në një reagim në Facebook thotë se vetëm sot u njoftua për tu paraqitur në SPAK, ndërkohë kur avokati i tij ishte larguar jashtë shtetit.

“U lidha me avokatin tim, Kujtim Cakrani, i cili sot kishte kaluar kufirin dhe e kishte të pamundur për t’u paraqitur në SPAK në orën e komunikuar në mënyrë verbale nga një gardian. Ndaj duke qenë se prania e avokatit është e domosdoshme nga pikëpamja proceduriale do të paraqitemi në SPAK sa më parë avokati ta ketë të mundur”, shkruan Meta. 

Prokurorët Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi, i komunikuan dje akuzën për pastrim parash Ema Çokut dhe korrupsion pasiv ish-kreut të AKEP, Pirro Xhixho.

Tashmë që SPAK ka mbyllur hetimet, është gati të depozitojë në GJKKO dosjen që përfshiu tre hetime në një, aferën CEZ-DIA, skandalin e lobimit të LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.

Meta që prej 21 tetorit të kaluar ndodhet në arrest me burg, ndërsa Kryemadhi me detyrim paraqitje, të dy të akuzuar për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Kryemadhi-Meta, tashmë ligjërisht të divorcuar, akuzohen se ndër vite kanë ushtruar pushtetin e tyre për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme dhe kanë fshehur burimin e tyre duke përdorur edhe familjarët.

TË PANDEHURIT DHE AKUZAT

Ilir Metakorrupsion pasiv, pastrim parash, fshehje pasurie

Monika Kryemadhi; korrupsion pasiv, pastrim parash, fshehje pasurie

Pirro Xhixho; korrupsion pasiv

Ema Çoku; pastrim parash

Fatime Kryemadhi, pastrim parash

Te tjera

Lajme te tjera