E diel, 3 Maj, 2026

Plasin skenarët, vjen letërporosia që priste Dumani nga Qipro-SHBA, Meta dhe Kryemadhi do thirren në SPAK, po bëhet gati dhe arrestimi i Shkëlzenit dhe Argita Berishës, para prokurorëve specialë 3 kryebashkiakë të njohur

Share

Rigels Seliman

Në Shqipëri pritet që të ketë zhvillime të bujshme. Lajmet “bombastike”  nuk pritet të përfundojnë vetëm tek Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Sipas analistëve e gazetarëve ky është vetëm fillimi pasi në ditët në vijim SPAK pritet të hapë të plotë “Kutinë e Pandorës”. Situatë të vështirë pritet të ketë çifti Meta-Kryemadhi. Ditën e djeshme gazetarja e kronikës Anila Hoxha zbuloi se ish-Presidenti dhe Monika Kryemadhi priten të thirren nga SPAK. Sipas informacioneve që ajo disponon, SHBA dhe Qipro kanë sjellë letërporositë për çështjen e lobimit dhe menjëherë pas disponimit dhe këqyrjes së materialeve, SPAK do të thërrasë në zyrat e tij ish Presidentin. “Deri në dhjetor do të kemi të dhëna të bujshme. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kthyer një përgjigje për letërporositë e çështjes së lotimit, për të cilën po hetohet ish Presidenti Ilir Meta. Janë kthyer përgjigje edhe nga Qipro për këtë çështje, por që SPAK ka kërkuar përgjigje shtesë për avokatin që ndërmjetëson këtë çështje. Është një shtetas grek, një emër shumë i njohur. Po priten letër porosi edhe sa i takon zonjës Monika Kryemadhi. Për njërën prej çështjeve, që ka të dhëna të plota, SPAK më deklaroi në verë,  që menjëherë pasi të disponohen dhe të këqyren këto shkresa është vendosur të pyetet Ilir Meta. Kjo është strategjia që po përdor SPAK: Do të pyeten personat e hetuar, pasi të disponohen të dhëna të tjera shtesë që përftohen nga dokumentet e sekuestruara”, tha  dje Anila Hoxha për Breaking në Top News.

Fletë-arresti është prerë?

Nga ana tjetër gazetari Flogert Muça shkon edhe më tej duke zbuluar detaje edhe më bombastike. Muça ka treguar se Meta e ka braktisur Shqipërinë, ka fikur telefonin dhe aktualisht në adresë të tij nga ana e SPAK është prerë një fletë-arresti. Jo vetëm kaq, por ai zbardh për herë të parë se Metës dhe Kryemadhit i është revokuar viza nga SHBA. “Ilir Metës i është revokuar viza nga SHBA së bashku me zonjën Kryemadhi. Në djenin time Meta ka mbi 3-4 ditë që nuk përgjigjet në telefon dhe nuk dihet ku është. Ilir Meta bashkë me Monika Kryemadhin nuk ndodhet në Shqipëri. Mendohet që Krymadhi është në Gjermani kurse Meta nuk dihet ku ndodhet. Këtë e konfirmoi edhe vetë Berisha dje kur tha që nuk kishte komunikuar. Ndaj zotit Meta është prerë fletë-arresti nga informacionet e mia jo zyrtarisht”,  u shpreh në një studio televizive Flogert Muça.

Po bëhet gati dhe arrestimi i Shkëlzenit dhe Argita Berishës

Përveç Metës dhe Kryemadhit, gaztari Adriatik Doçi ka paralajmëruar se SPAK do të shkojë më thellë në hetimet për Sali Berishën. Sipas tij, radhën për arrestim e kanë fëmijët e tij. “Pas vijnë pas Shkëlzeni dhe Argita. Do jap një detaj ashtu si u ndërtua dosja e Ahmetaj nga zbërthimi i telefonit që ja gjetën tek vila, ashtu e gjithë kjo dosje është ndërtuar nga zbërthimi  i kompjuterit të noteres Laura dhe Andia  Pustina. Këto  dy personazhe nuk janë rastësisht, pasi ato dalin në të gjitha aferat e përfolura të Argita Berishës me personazhe që kanë pastruar para dhe kanë dhe mund të hapen procedime të tjera penale për Argitën. Ka edhe një hetim edhe për  Shkëlzenin, pasi këta të dy nuk kanë bërë asnjë punë konkrete në jetën e tyre dhe kanë pasuri miliona euro, vila dhe dyshohet se kanë pastruar paratë e përfituara nga pushteti i babait të tyre. Në lojë është Shkëlzeni. Çfarë do ndodhi me fabrikën e boronicave në Gërdec dhe këto mund të jenë objekt hetimi dhe janë të ngjashme me pastrimin e parave tek ish-klubi Partizani”, tha ai i ftuar në një studio televizive.

Para prokurorëve specialë 3 kryebashkiakë të njohur

Goditjet e SPAK nuk do të jenë vetëm nga e djathta, pasi prokurorët specialë pritet të shkundin dhe socialistët. Gazetarja Anila Hoxha  deklaroi emrat e tre kryebashkiakëve që ndodhen në një situatë të vështirë për shkak të hetimeve që SPAK ka hapur për ta. Ndërkohë, gazetarja paralajmëron se kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli do të thirret në SPAK javën që vjen. Ajo tha gjithashtu se kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla do të thirret sërish në SPAK për shkak të çështjes së dëmshpërblimeve të tërmetit.  Hoxha ka deklaruar gjithashtu se Jorgo Goro, kryebashkiaku i Himarës do të thirret sërish në SPAK, përsa i përket tokave dhe tenderave në këtë bashki. “Javën që vjen do të thërritet Rakip Suli në lidhje me çështjen për dëmshpërblimet për tërmetin. Edison Memolla është në situatë të vështirë, jo për çështjen e korrupsionit në zgjedhje, sepse për këtë çështje iu komunikua akuza dhe zyrtarisht është marrë i pandehur, por për shkak të çështjes së dëmshpërblimeve të tërmetit. Për shkak të disa dokumenteve të sekuestruara kanë përshtypjen që është në vështirësi përpara ligjit. Është gjithashtu në vështirësi, dhe ai u thirr javën e kaluar, por do jetë sërish në SPAK edhe kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro. Ka një hetim për sa i takon tokave por edhe tenderave në këtë bashki”, tha gazetarja.

Te tjera

Lajme te tjera