E diel, 3 Maj, 2026

Pas “non gratës” së SHBA dhe Britanisë së Madhe, kërcasin prangat për Sali Berishën, shkërmoqet banda anti-amerikane e “Foltores”, dosje të tjera pritet të fundosin grupimin “Foltorist”

Share

Rigels Seliman

Data 21 tetor 2023 është “funerali” politik i Sali Berishës dhe bandës së tij anti-amerikane. Në fundin e “ciklit” të tij politik e moral, pas goditjeve tronditëse të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe që e futën në “listën e zezë”, ishte SPAK që tregoi me prova përfundimisht se cili ka qenë dhe cili është realisht “profili”, pra fytyra e vërtetë e Sali Berishës. Situata ndryshoi pas vendimit të DASH dhe Londrës dhe presioni ndaj drejtësisë është rritur ndjeshëm që prej asaj kohe për goditjen e të korruptuarve. Shqiptarët kanë 3 dekada, që po përjetojnë bëmat dhe gjëmat e e Sali Berishës. Teksa gjithë këto vite nuk i hyri gjemb në këmbë, për herë të parë drejtësia e re i kërciti prangat vetëm me zbërthimin e një dosjeje, ajo e ish-Klubit Partizani, ku përdori ndikimin e tij në pushtet për të pasuruar familjarët e tij. Ish-kryeministrit iu bllokua pasaporta dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi u arrestua. Berisha akuzohet për herë të parë për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 dhe 25 i K.Penal”. Kjo lëvizje ka dhënë sinjale se sot nuk ka më të paprekshëm dhe SPAK e dha shembullin më të mirë tek Sali Berisha.

Dosje të tjera pritet të fundosin grupimin “Foltorist”

Nëse shohim të gjithë zyrtarët e lartë në vend, Berisha është personi që ka më shumë kallëzime. Edhe pse ai është shprehur nëpër media se kurrë s’ka pasur akuza ndaj tij për korrupsion, në SPAK momentalisht kemi shumë dosje që nëse hetohen si duhen, lëkundin pozitat e ish-kryeministrit dhe fundosin të gjithë bashkëpunëtorët e tij. Pra veprimtaria e Sali Berishës në bashkëpunim me çetën e tij anti-amerikane, nuk mbaron tek Klubi Partizani, por është vetëm fillimi. Veprimtaria e Berishës është një “dosje e zezë” voluminoze, mbushur me fakte prapaskenash, konfliktesh, përçarjesh të shqiptarëve që nga Tropoja në Konispol, mashtrimesh, aferash e krimesh të cilat e kanë sjell dhe e kanë mbajtur në politikë, në pushtet dhe tashmë në opozitë. Ditët e “zeza” për Berishën dhe bandën e tij fillojnë tani. Ai është etiketuar nga 90 % e njerëzve si “vrasës i shqiptarëve”, si “krye-hajdut i pasurive kombëtare” dhe “anti-shqiptar”. SPAK më në fund po ndalon bandën e këtij vendi që me hajdutëritë dhe krimet ndaj këtij populli vranë e grabitën dhe deri më sot ia hodhën paq. Dosje të tjera janë “mal” në SPAK dhe shumica e tyre e tyre mbajnë emrin e Berishës. Që nga vjedhja e floririt në Krrabë, zhdukja e Remzi Hoxhës, shfarosja e fisit Haklaj në Tropojë, 21 Janari, Gërdeci, skandali i CEZ, kulla në mes të Tiranës, e shumë ngjarje të tjera kanë kaluar në heshtje dhe askush nuk ka mbajtur përgjegjësi. Por qepja e dosjes së Klubit Partizani, jep sinjale se mund të gjendet drita e zbardhjes për të gjitha këto afera të tmerrshme. Si për koincidencë, në të gjitha ngjarjet e përmendura më lart, protagonist i drejtpërdrejtë apo indirekt ka qenë Sali Berisha. Të rrezikuar janë edhe familjarë të tij, ku arrestimi i radhës mund të jetë Shkëlzen Berishës

Shkëlzen Berisha në rrezik nga prangat

Gjithë këto muaj përveç arrestimit të dhëndrit, Berisha është në alarm dhe për djalin e tij. Shkëlzen Berisha rrezikon të arrestohet për aferën e Gërdecit. Me hetimet e kësaj dosjeje po merret personalisht vetë kreu i SPAK Altin Dumani. “Strumbullari” i cili poqi të gjallë në “furrën” e Gërdecit 26 persona është Sali Berisha, që në emër të qeverisë pranoi dhe firmosi hapjen e fabrikës së demontimit, por dhe djali i tij, i cili tashmë është konfirmuar edhe zyrtarisht e privatisht nga dëshmitë e shumë bashkëpunëtorëve të tij në këtë biznes si kontrollues dhe përfitues kryesor prej këtij biznesi vrasës. Pse themi se po merret personalisht kreu i SPAK? Kur Dumani u pyet gjatë prezantimit të platformës së tij për të drejtuar kreun e ri të SPAK, në lidhje me çështjet që ka në hetim, ai tha se do të vazhdojë që ti ndjekë vetë dhe një nga këto dosje është dhe “Gërdeci”. Para disa javëve, Dumani paralajmëroi se po bashkëpunon ngushtë me amerikanët për të zbardhur të gjitha të fshehtat e kësaj afere. Kjo do të jetë dosja e dytë që mund të tronditë sërish bandën anti-SHBA.

Te tjera

Lajme te tjera