E martë, 4 Gusht, 2026

Zjarri te ish-uzina Dinamo/ Gjyriqi: Zjarrfikëset vonuan dy orë, s’përjashtoj mundësinë e zjarrëvënies së qëllimshme

Share

Drejtuesja e shoqatës së biznesit të vogël për Tiranën, Blerina Gjyriqi për zjarrin e rënë te ish-uzina Dinamo thotë se dëmi është shumë i madh.

Nga studio e “MCN Economy” ajo deklaroi se zjarrfikëset u vonuan dy orë për të ndërhyrë, ndërsa nuk heq përgjegjësinë nga OSHEE, për rrjetin e amortizuar elektrik.

Nga ana tjetër, Gjyriqi nuk e përjashton mundësinë e zjarrvënies së qëllimshme. 

Në darkë ke bukën e fëmijëve dhe në mëngjes nuk ke asgjë. Nuk janë prekur vetëm këto 100 biznese, pasi kanë qenë magazina pikë shumice dhe aty janë furnizuar me qindra biznese në shkallë kombëtare. Shpreh keqardhje të madhe se janë miliona euro të çuara dëm.

Janë dhe familjet e tyre nga pas. Brenda këtyre shtatë ditëve, mund të jenë 1000 shqiptarë në Tiranë, që nuk kanë ç’të ofrojnë. Duke qenë se janë 100 biznese dhe të gjitha këto kanë qenë pika shumice, dëmi është shumë i madh.

Bizneset operojnë aktualisht me sistemet online, një biznes tha se tre ditë më parë kishte bërë një blerje 500 mijë euro dhe dëmshpërblimi dyshoj se do bëhet në vlerë reale. Edhe nëse ka pasur një shkëndijë të zjarrit prapë përgjegjëse është OSHEE, kemi një rrjet të amortizuar. 

Edhe pse unë nuk heq dyshimin që kemi të bëjmë me zjarrvënie me dashje. Në momentin që shteti ka operuar dhe ka vënë një gjobë ndaj objektit, instancat e tjera duhet të vepronin ndaj këtyre magazinave nëse nuk kanë qenë sipas kushteve.

Zjarrfikëset janë vonuar dy orë dhe nuk kanë funksionuar në kohë. Ndërkohë që në distancë fizike dhjetë minuta është. I bie që nuk kanë operuar siç duhet, ose ka qenë zjarr i qëllimshëm. 90% e materialeve është tekstile dhe unë nuk e përjashtoj zjarrvënien e qëllimshme.

Te tjera

Lajme te tjera