E diel, 26 Korrik, 2026

Christopher Nolan: Qeni më frymëzoi të realizoj “The Odyssey”

Share

Regjisori fitues i çmimit Oscar, Christopher Nolan, ka zbuluar se lidhja me qenin e tij ndryshoi mënyrën si e pa historinë e “The Odyssey” duke e shtyrë të sjellë në ekran një nga epet më të mëdha të letërsisë botërore.

Në një intervistë për BBC Radio, Nolan rrëfeu se nuk ishte rritur me qen, por pasi adoptoi qenin e tij, kuptoi thellësinë e marrëdhënies mes njeriut dhe kafshës.

“Nuk u rrita me një qen. Më pas mora një dhe ai ta ndryshon jetën. Kur arrita te historia e Argosit, më shkatërroi emocionalisht. Ishte sinqerisht një nga arsyet kryesore që e kuptova se duhej ta realizoja këtë film,” tha ai.

Për t’i dhënë sa më shumë autenticitet ekranizimit, ekipi i filmit zgjodhi që Argosi të interpretohej nga një Portuguese Podengo, një racë e lashtë qensh gjuetie me origjinë në Gadishullin Iberik. Konsiderohet një nga racat më të vjetra në botë dhe u përzgjodh pikërisht për ngjashmërinë me qentë e epokës së Homerit.
Argosi, qeni besnik i Odisesë në poemën e Homerit, njihet si simbol i përkushtimit të pakushtëzuar. Ai pret për vite të tëra kthimin e të zotit dhe e njeh menjëherë sapo Odisea rikthehet në Itakë pas 20 vitesh.

Te tjera

Lajme te tjera