E hënë, 27 Korrik, 2026

“Çmendet” Vuçiç urdhër ushtarëve: Kosova është e jona, mbrojeni me armë!

Share

Vuçiç e bëri deklaratë e bëri gjatë ceremonisë së gradimit të kadetëve të rinj të Forcave të Armatosura të Serbisë sot në kazermën “Gjenerali Jovan Mishkoviq” në Banjica. Vuçiç nuk ngurroi të sulmonte përsëri aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë.

“Ata po formonin aleanca kundër nesh në rajon, ne i kuptuam këto lëvizje dhe filluam të ofrojmë atë që nevojitej. Në kohën e sotme të trazirave dhe mungesës së ligjit ndërkombëtar, në një kohë kur Karta e OKB-së nuk po zbatohet, ju jeni garantuesi i sigurisë dhe mbrojtjes së qytetarëve të Serbisë. Ditët e përgjegjësisë ju presin, ditë më të vështira po vijnë, për këtë jeni trajnuar”, shtoi Vuçiç.

Vuçiç pretendoi gjithashtu se në rajon po krijohen aleanca të drejtuara kundër Serbisë. Ai tha se ky zhvillim ka shtyrë autoritetet serbe të investojnë në modernizimin e ushtrisë dhe në pajisjen e saj me armatim më të avancuar.

Në fjalën e tij ai vlerësoi nivelin e përgatitjes së oficerëve të rinj, duke e cilësuar dijen e tyre si një nga asetet më të rëndësishme të shtetit. Vuçiç falënderoi edhe familjet e kadetëve për mbështetjen e dhënë gjatë formimit të tyre ushtarak.

Presidenti serb deklaroi se Ushtria e Serbisë është sot më e armatosur dhe më e pajisur se në të kaluarën. Ai tha se investimet në mbrojtje janë bërë, sipas tij, për të shmangur dobësinë ushtarake dhe për të forcuar aftësinë mbrojtëse të vendit.

Në fund të ceremonisë, Vuçiç u tha oficerëve se zgjedhja e profesionit ushtarak kërkon përgjegjësi dhe përgatitje, ndërsa i përgëzoi për përfundimin e Akademisë Ushtarake dhe për detyrat që do të marrin në shërbim.

Ndërkohë Bashkimi Evropian e ka dënuar deklaratën e ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, e cila tha se, po të ishte në vend të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq, në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anitta Hipper, tha se BE-ja nuk komenton deklarata individuale, por theksoi se në Evropë nuk ka vend për retorikë që arsyeton ose promovon spastrimin etnik.

“Deklarata të tilla bien ndesh me vlerat e dinjitetit njerëzor, pajtimit, llogaridhënies dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian”, tha Hipper duke iu adresuar gazetarëve në Bruksel.

Sipas saj, ato bien ndesh edhe me zotimet që ka marrë Serbia në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, të ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Ne presim që të gjithë liderët të veprojnë me përgjegjësi, të përmbahen nga retorika nxitëse dhe të kontribuojnë në krijimin e një klime besimi dhe stabiliteti rajonal”, shtoi Hipper.

Edhe komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, e cila tha se është e tronditur nga deklarata e ministres Paunoviq.

Ajo shfaqi shpresën se bëhet fjalë për një qëndrim individual, e jo për qëndrimin e gjithë Qeverisë së Serbisë.

“Për deklarata të tilla mund të ketë vetëm tolerancë zero. Në Evropë nuk ka vend për retorikë që arsyeton, promovon apo madhëron spastrimin etnik. Personalisht, jam vërtet e tmerruar që në këtë kohë duhet të flasim ende për gjëra të tilla”, tha Kos në një konferencë për media.

Te tjera

Lajme te tjera