Këshilli i Ministrave ka miratuar një paketë vendimesh që prekin fusha të ndryshme, nga siguria rrugore dhe mbrojtja sociale, te bashkëpunimi ndërkombëtar dhe procesi i integrimit europian. Në mbledhjen e radhës, qeveria miratoi Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030, disa ndryshime në skemat e mbështetjes për personat me aftësi të kufizuara dhe kategori të tjera në nevojë, si edhe marrëveshje ndërkombëtare për transportin rrugor dhe kontrollin kufitar, ndërsa vendosi edhe lirimin nga detyra të zëvendësministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Vilma Premti.
Vendimet e të Këshillit të Ministrave – 22.07.2026
1. Miratimi i Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030 dhe Planit të Veprimit 2027–2029
Strategjia e re synon rritjen e sigurisë në rrugë, uljen e aksidenteve dhe forcimin e masave parandaluese.
2. Zgjerimi i mbështetjes për personat me aftësi të kufizuara dhe ndihmësit personalë.
Miratohen ndryshime në kuadrin ligjor për vlerësimin, përfitimin e aftësisë së kufizuar dhe pagesat për personat me aftësi të kufizuara dhe ndihmësit personalë.
3. Rritja e mbrojtjes sociale për familjet me tre ose më shumë fëmijë
Ndryshime në skemën e mbrojtjes së veçantë nga shteti për gratë e papuna me tre apo më shumë fëmijë deri në moshën 18 vjeç.
4. Mbrojtje dhe trajtim më i plotë për punonjësit e Policisë së Shtetit dhe familjarët e tyre
Përcaktohen rregullat për kompensimin në rast plagosjeje apo dëmtimi të shëndetit gjatë detyrës, si dhe trajtimin e familjeve të punonjësve që humbin jetën në krye të detyrës.
5. Forcimi i bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut për kontrollin kufitar
Miratohet projektligji për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar dhe kryerjen e kontrolleve të përbashkëta.
6. Miratimi i marrëveshjes me Ukrainën për transportin ndërkombëtar rrugor
Lehtësohet bashkëpunimi në transportin rrugor ndërkombëtar mes dy vendeve.
7. Përmirësime në kuadrin ligjor për statusin e të verbrit
Miratohet një shtesë në vendimin për përfitimet nga ky status.
8. Masa për përafrimin e legjislacionit penal me standardet e Bashkimit Evropian
Ndërmerren hapa për përgatitjen e ndryshimeve ligjore në kuadër të procesit të integrimit evropian.
9. Ndryshim në përbërjen e qeverisë
Znj. Vilma Premti lirohet nga detyra e zëvendësministres për Evropën dhe Punët e Jashtme.
