Ish-deputetja Monika Kryemadhi u paraqit sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme , në kuadër të zbatimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje”.
Në përfundim të procedurës, Monika Kryemadhi komentoi deklaratat e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha se në ambientet e SPAK po ndërtohet një mini maternitet, duke iu referuar thashetheme se gra socialiste, ministre apo deputetet ngelen shtatzënë për t’i shpëtuar drejtësisë.
Mes batutave, ish kryetarja e LSI garantoi duke thënë se “me barrë nuk ngel”.
Sipas saj, thashethemet që ministre apo deputetë të PS ngelen shtatzënë për ti shpëtuar drejtësisë edhe mund të jenë të vërteta.
“Ju garantoj që me barrë nuk ngel, për këtë ju them. E dyta sigurisht që njerëzit për të gjetur rrugë dhe mënyra të ndryshme proceduriale edhe mund të jenë thashetheme edhe mund të jenë të vërteta. Sa herë që vjen një foshnjë në jetë është një gjë shumë e mirë, është një qytetar më shumë për Shqipërinë në këtë kohë që shpopullohet”, tha Kryemadhi.
Më tej ajo theksoi se zyrat e SPAK janë të tejmbushura me dokumentacione dhe materiale te shumta.
“Aty ka zyra që janë të tej mbushura me letra, që unë jam e bindur që pjesa më e madhe e atyre do kenë probleme me mushkëritë nga karboni, letrat e mëdhaja që janë. Nuk ke nga rrotullohesh nga dokumentacioni.
Shikoj njerëz që janë të izoluar në komunikime me njëri tjetrin për shkak edhe të sekretit hetimor. Nuk do tja uroja askujt të ishte aty brenda si punonjës, sepse je në konflikt me njerëzit”, u shpreh Kryemadhi.
