E hënë, 3 Gusht, 2026

Rama në fund të ciklit politik, Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të forta, ja roli i amerikanëve dhe ndryshimet e mëdha që mund të sjellin largimin e tij nga drejtimi i vendit

Share

Rigels Seliman

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa shpreh bindjen se ai është në fund të ciklit të tij politik. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Ngjela analizon se pushteti i kryeministrit është ndërtuar mbi komplekse dhe frikë ndaj karakterit të fortë kombëtar të shqiptarëve. Sipas tij, pozita e Ramës mbahet vetëm nga bindja totale ndaj kërkesave të Uashingtonit, të cilit i thotë gjithmonë “po”. Juristi Ngjela nënvizon se politika amerikane e kontrollon plotësisht fatin e tij politik dhe mund ta largojë nga drejtimi i vendit në momentin që do ta shohë të arsyeshme. Ai shton se përpjekjet e kryeministrit për të kontrolluar skenën politike kanë dështuar përballë rezistencës së shoqërisë. Në përfundim, Ngjela paralajmëron se koha politike nuk e pranon më këtë model qeverisjeje dhe se ndryshimet e mëdha në Shqipëri janë vetëm çështje kohe. “Rama gjithmonë ka menduar si të shkatërrojë Shqipërinë, sepse ai nuk ka origjinë shqiptare, dhe gjatë gjithë jetës së tij ai ka urryer shqiptarët, se ka pasur dhe ka kompleks inferioriteti me shqiptarët. Por asgjë nuk bën dot, edhe pse është kryeministër, ngaqë i ka pasur dhe i ka shumë frikë shqiptaret me karakter të fortë kombëtar. Po politikën amerikane? Këta nuk e pranojnë, por Rama ka blerë Partinë Socialiste, prandaj është edhe kryetar i saj. Po politika amerikane? Ajo aty e ka, dhe e heq kur të dojë, por Rama i trembur u thotë gjithmonë “yes” për ato që Uashingtoni i kërkon. Por, tani po kuptohet dita ditës që, kjo kohë politike,  nuk e pranon dot më Ramën në Shqipëri. Prisni dhe shikoni…”, shkruan Ngjela. /gazeta sot/

Te tjera

Lajme te tjera