Presidenti serb Aleksandër Vuçiç thuhet se do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin gjatë muajit tetor, në margjinat e forumit “Belt and Road”, i cili do të mbahet në Kinë. Lajmin e ka zbuluar Demostati serb nga qarqet diplomatike. Vuçiç së fundmi ka njoftuar se gjatë samitit do të takohet me presidentin kinez Xi Jinping, duke thënë se është mik i madh i Serbisë dhe se mezi e pret takimin. “Deri në fund të vitit pres bisedime serioze dhe të rëndësishme me partnerët tanë shumë, shumë të rëndësishëm. Në tetor do të bëj një vizitë të rëndësishme në Kinë. Pyetja e madhe është se çfarë do të ndodhë atje, sepse pritet të arrijë edhe Putini”, tha Vuçiç në gusht.
Skema e Vuçiç
Serbia ka shumë të ngjarë të shkojë përsëri në zgjedhje në dhjetor, kështu që një takim me Putinin padyshim që do t’i sillte Vuçiç pikë shtesë me votuesit pro-rusë. Nuk do të ishte hera e parë që Vuçiç gjatë fushatës parazgjedhore luante kartën e presidentit rus, popullariteti i të cilit në Serbi është i madh dhe nuk do të ishte hera e parë që ai takohej me të menjëherë para zgjedhjeve. Serbia ka shumë të ngjarë të shkojë përsëri në zgjedhje në dhjetor, kështu që një takim me Putinin padyshim që do t’i sillte Vuçiç pikë shtesë me votuesit pro-rusë. Nuk do të ishte hera e parë që Vuçiç gjatë fushatës parazgjedhore luante kartën e presidentit rus, popullariteti i të cilit në Serbi është i madh dhe nuk do të ishte hera e parë që ai takohej me të menjëherë para zgjedhjeve. Putin është ende politikani i huaj më i popullarizuar në Serbi, dhe vitin e kaluar popullariteti i tij ishte vetëm një pikë përqindje nën atë të Vuçiçit, sipas një sondazhi të Demostat. Megjithatë, një takim me Putinin në mes të luftës në Ukrainë dhe menjëherë pas incidenteve të fundit në veri të Kosovës, do të dërgonte një sinjal tjetër që nuk do të pritej mirë në Perëndim. pogromit të vitit 2004 që rezultoi me viktima njerëzore nga të dyja palët, ka ende shumë pyetje të hapura, dhe disa nga publiku spekulojnë se faktori rus ishte i përfshirë edhe në veprim. Disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian kanë kërkuar tashmë vendosjen e masave ndaj Serbisë nëse vërtetohet lidhja e vendit me sulmin në Banjskë, që është presion shtesë.
Perëndimi nuk do ta harrojë këtë
Vuçiç dhe Putin u panë për herë të fundit në nëntor të vitit 2021 në Soçi, kur, zyrtarisht, tema kryesore e bisedës ishte dërgimi i gazit. Në fund të majit të vitit të kaluar, Vuçiç dhe Putin biseduan në telefon, siç tha presidenti serb në atë kohë, për një sërë temash të ndryshme dhe më pas u ranë dakord për elementët kryesorë të marrëveshjes së re të gazit për tre vitet e ardhshme. Në qershor të këtij viti, Vuçiç tha për mediat italiane se ka më shumë se një vit që nuk ka komunikuar me kolegun rus Putin. Zyrtarët më të lartë të Rusisë nuk kanë ardhur në Serbi që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Ministri i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov deshi të vizitojë Serbinë në qershor të vitit të kaluar, por Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria ndaluan fluturimin e avionit të tij, kështu që vizita u anulua. Vuçiç u takua me shefin e diplomacisë ruse në margjinat e sesionit të vitit të kaluar të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, ndërsa këtë vit kreu i diplomacisë serbe Ivica Daçiç pati një takim me të. Më pas Lavrov i ka përcjellë një mesazh Vuçiçit përmes Daçiçit, duke komentuar fjalimin e Vuçiçit në OKB: “Perëndimi nuk do ta harrojë këtë”. Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti Aleksandër Vuçiç gjatë paraqitjes së tij të ftuar në RTS. Më 20 shtator, Putin konfirmoi se kishte pranuar një ftesë nga homologu i tij kinez Xi Jinping për të vizituar Kinën gjatë Samitit të Brezit dhe Rrugës. Pas takimit me ministrin e jashtëm kinez, Putin tha se Rusia dhe Kina po integrojnë idetë e tyre për krijimin e një hapësire të madhe euroaziatike, duke theksuar se iniciativa kineze është pjesë e saj. Udhëtimi në Kinë do të ishte vizita e parë e Putinit jashtë vendit që kur Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti për të.
