E martë, 11 Gusht, 2026

Kadastra: Qytetarët mund të marrin online kopje të dokumenteve të pronës

Share

Qytetarët mund të pajisen online me kopje të vërtetuara të dokumenteve që ndodhen në dosjen e pronës së tyre, përmes platformës “e-Albania”, njofton Kadastra Shqiptare.

Shërbimi mundëson marrjen e kontratës, planimetrisë dhe dokumenteve të tjera tekniko-ligjore mbi të cilat bazohet regjistri i pasurisë së paluajtshme.

Për të përfituar këtë dokumentacion, qytetarët duhet të aplikojnë në “e-Albania” për shërbimin “Kopje të vërtetuara të dokumenteve tekniko-ligjorë në të cilat bazohet regjistri i pasurive të paluajtshme – referencë regjistrimi”.

Kadastra bën të ditur se për pasuritë e digjitalizuara dokumentet vihen në dispozicion menjëherë, ndërsa për pasuritë që nuk janë ende të digjitalizuara, dokumentacioni përgatitet dhe vihet në dispozicion brenda pesë ditëve.

Sipas institucionit, shërbimi u jep mundësi qytetarëve të sigurojnë kopje të vërtetuara të dokumenteve të dosjes së pronës sipas nevojës, duke lehtësuar aksesin në dokumentacionin tekniko-ligjor të pasurive të paluajtshme.

Te tjera

Lajme te tjera