E mërkurë, 12 Gusht, 2026

Berisha: Sondazhet e fundit të vetë partisë së krimit tregojnë një rënie katastrofike të PS në 29%, vetë Rama është ndën partinë. Lubia është drejtuesja e vërtetë e PS, thuhet se ajo me Oltion Bistrin kanë regjistruar edhe Lindën e Surrelit

Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme me gazetarët deklaroi se Partia Socialiste po përballet me një rënie të fortë në mbështetje, duke iu referuar një sondazhi që është realizuar nga vetë PS-ja. ‘Pollet e fundit të bëra nga PS kanë një rënie katastrofale. Partia e krimit është rrokullisur në shifrat e saj në 29 përqind. Edhe këto, po të heqësh koeficientin e frikës, zbret edhe më poshtë’, tha Berisha.

Lideri i demokratëve theksoi se bëhet fjalë, për një sondazh të brendshëm të mazhorancës dhe jo për një matje të kryer nga opozita. ‘Ky nuk është një poll i bërë nga opozita, po ky është poll i brendshëm i vetë partisë së krimit. Edi Rama vetë qëndron nën partinë’, deklaroi ai. Sipas Berishës, këto rezultate kanë shkaktuar shqetësim brenda Partisë Socialiste. Ai tha gjithashtu se situata në qeveri ka ndryshuar dhe se Belinda Balluku, sipas tij, ka marrë një rol të rëndësishëm në drejtimin e mazhorancës. ‘Lubi Balluku de facto është qeverisja e PS-së, drejtuesja e saj’, tha Berisha.

Duke komentuar ardhjen e Aleks Sorosit në Shqipëri dhe takimet me Ramën, Berisha u shpreh se, askush nuk ka çfarë ti bëjë më kryeministrit. ‘Është thirrur për emergjencë Aleks Soros. Po se çfarë mund t’i bëjë një kufome të pakallur, le ta shohin. Shqiptarët në mënyrë përfundimtare i kanë dhënë verdiktin Edi Ramës.’, theksoi kryetari i PD.

Gjatë fjalës së tij, lideri i opozitës Sali Berisha paralajmëroi një vjeshtë me përplasje të forta politike dhe një aksion më të gjerë të opozitës. ‘Shqiptarët në mënyrë përfundimtare i kanë dhënë verdiktin Edi Ramës. Vjeshta do të jetë vjeshta e temperaturave më të larta politike’, u shpreh ai. Berisha tha se objektivi i opozitës mbetet largimi i kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie kujdestare që do të çojë vendin në zgjedhje. ‘Opozita do të jetë e tëra në misionin e saj, largimin sa më shpejt të Edi Ramës, qeverinë kujdestare për zgjedhje të lira dhe të ndershme’, deklaroi kreu i PD-së.

I pyetur nëse opozita do të rikthehet me protesta, kryetari i PD-së Sali Berisha tha se aksioni tashmë ka nisur në disa qytete, por paralajmëroi zgjerimin e tij. ‘Opozita do përdorë të gjitha mjetet kundër kësaj qeverie. Dhe siç e shihni, rrokullisjen e saj nuk ka forcë në botë që ta ndalë më’, tha ai. Ai shtoi se protestat ekzistuese nuk janë ende në përmasat që opozita synon. ‘Në fakt, në një seri qytetesh, opozita është në protestë. Këto janë të organizuara, por nuk janë masive sa ç’duhet të jenë, por do bëhen’, deklaroi lideri i demokratëve Sali Berisha.

Te tjera

Lajme te tjera