Me rastin e muajit të Shenjtë të Ramazanit, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shtroi mbrëmjen e djeshme një darkë Iftari për besimtarët. Zoti Veliaj shoqërohej nga kryetarja e Partisë Socialiste së njësisë numër 3 në Tiranë, Zhaneta Beqiri; deputetja e PS, Klotilda Bushka dhe administratorja e njësisë nr 3, Ergesta Ninga , ndërsa teksa ndan detaje në rrjetet sociale, uroi besimtarët që t’iu pranohen lutjet.
“Iftar me besimtarët myslimanë të Njësisë nr. 3. Zoti jua pranoftë agjërimin”, shkruan kryebashkiaku Veliaj, lajm që është shpërndarë në rrjetet sociale edhe nga zonjat Ninga, Beqiri, dhe Bushka.
