E diel, 26 Prill, 2026

Urdhëri i Ramës, japin dorëheqjen 4 nënkryetarët e Bashkisë Tiranë; emrat e ri kush i zëvendëson

Share

Katër nënkryetarë të Bashkisë Tiranë kanë dhënë dorëheqjen, lëvizje kjo e urdhëruar nga kryeministri Edi Rama, i cili tani është “de juro” edhe personi që drejton bashkinë më të madhe të vendit pas arrestimit të Veliajt.

Mësohet se Frida Pashako, Andi Seferi, Keti Luarasi dhe Jonida Halili janë larguar nga detyra. Ndërkohë, katër nënkryetarët e rinj janë caktuar Ilir Mengra, Blendi Sula, Gentian Keri dhe Vasilika Vjero.

Do jetë vetë kryeministri Edi Rama që do të prezantojë brenda kësaj të enjteje katër nënkryetarët e rinj të Bashkisë Tiranë.

Anuela Ristani, kryetarja e komanduar e Bashkisë, në mungesë të kryebashkiakut Erion Veliaj, që ndodhet në burg, do të vazhdojë detyrën.

Ju rikujtojmë se në mesin e korrikut ishte urdhëri i kryeministrit Edi Rama që në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar mes deputetëve të zgjedhur të Tiranës dhe drejtorëve të Bashkisë, ka kërkuar një riorganizim të Bashkisë, në bazë të strukturës të propozuar nga kompania (konsulente) e Tony Blair.

Sipas kësaj strukture, Bashkia Tiranë nga 4 nënkryetarë që ka aktualisht, do të bëhet me 5, përmes një procesi të ri përzgjedhjeje, ku secili të ketë profile të caktuara pune.

Ndryshe nga sa u raportua më parë, Rama nuk ka kërkoi shkarkime  direkte të nënkryetarëve aktualë, por gjatë ditëve në vijim, pas përzgjedhjes së emrave të rinj, ata ftohen të japin dorëheqjen nga detyra.

Nga këto ndryshime, u përjashtua Anuela Ristani, “e emëruara” e Ramës cila aktualisht mban postin e Kryetares së komanduar në Detyrë dhe jo atë të nënkryetares.  

Te tjera

Lajme te tjera