E shtunë, 12 Shtator, 2026

Trump bisedë me Putinin: Ai dëshiron një marrëveshje, do ishte mirë që edhe Zelensky të bënte të njëjtën gjë

Share

Donald Trump tha se ka zhvilluar një “bisedë të shkëlqyer” me presidentin rus Vladimir Putin dhe se udhëheqësi i Kremlinit dëshiron të arrijë një marrëveshje.

Patëm një bisedë të shkëlqyer. Ai dëshiron të bëjë një marrëveshje. Nëse Zelensky do të dëshironte të bënte një marrëveshje, do të ishte diçka e mirë”, u tha Trump gazetarëve.

Presidenti amerikan i bëri komentet përpara se të hipte në Air Force One për të udhëtuar drejt Dallasit, ku do të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Republikane.

Duke folur për vështirësitë në arritjen e një marrëveshjeje, Trump u shpreh se “pengesa është se të dy e urrejnë njëri-tjetrin”, duke iu referuar Putinit dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Te tjera

Lajme te tjera