E hënë, 14 Shtator, 2026

Ngërçi në Bashkinë e Tiranës, paralajmëron Rama: Eksperiment i rëndë, shumë shpejt do t’i japim fund!

Share

Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën në Bashkinë e Tiranës, e krijuar pas arrestimit të Erion Veliajt dhe mungesës së tij në drejtimin e institucionit.

Rama quajti situatën “prerje të kokës së kryeqytetit” dhe tha se drejtimi i Tiranës pa kryebashkiakun ka prodhuar pasoja sociale, ligjore, politike dhe ekonomike.

Sipas Ramës, një nga pasojat konkrete të kësaj situate është vonesa në procesin e rindërtimit në Tiranë. Kryeministri veçoi familjet e prekura nga tërmeti, të cilat ende presin të marrin çelësat e banesave.

“Që kur Bashkisë së Tiranës iu pre koka për arsyet që dihen dhe për mosarsyet që nuk dihen, unë mendoj se viktimat e para dhe më të pafajshme të kësaj kohëprerjeje të padëgjuar në historinë e BE dhe vendeve të Europës që hyjnë në Këshillin e Europës. Ka dy raste Strasburgu, dhe rasti i Shqipërisë që është shumë më i rëndë sesa ato.

Heqja e kokës së kryeqytetit dhe eksperimenti social, legal, politik, ekonomik i drejtimit të kryeqytetit pa kokë ka sjellë shumë viktima, e kanë paguar me dëme kolosale. Kategoria sociale në Tiranë më e prekur janë ato familje që presin t’u jepet çelësi sepse janë viktima të tërmetit. Eksperiment social i rëndë dhe totalisht i dështuar”, tha Rama.

Kryeministri paralajmëroi më pas se qeveria do të ndërhyjë për të mbyllur procesin e rindërtimit, duke përmendur konkretisht zonat nga Kombinati te “5 Maji”.

“Do finalizojmë shumë shpejt planin për t’i dhënë fund historisë së pajustifikueshme më të rëndë të rindërtimit, që nga Kombinati deri te 5 Maji”, deklaroi ai.

Te tjera

Lajme te tjera