E mërkurë, 9 Korrik, 2025

Trafiku i drogës, Artan Hoxha: Një shqiptar u kap në Ukrainë me kokainë, furnizonte ushtarët

Share

Gazetari Artan Hoxha tha në emisionin Now në Euronews Albania se në festivalet verore të të rinjve që organizohen kryesisht në zonat bregdetare, shpërndahet një sasi e madhe lëndësh narkotike sintetike që vjen kryesisht nga Kosova.

Ai tregoi rastin e një shqiptari të kapur në portin e Odesës duke çuar kokainë në Ukrainë, pasi siç tha për shkak të konfliktit dhe traumës me të cilën përballen ushtarët, kërkesa në atë zonë është rritur ndjeshëm.

“Rritja e festave verore rinore, aty është me tender kush merr aksesin për ta furnizuar. Ajo e Shëngjinit ka 15 mijë njerëz, në këto raste kur mbaron aktiviteti bën ca arrestime policia dhe kapen ca kosovare aty se ata janë operatorët e rinj në treg.

Rastet kur u kapën mbi 11 mijë doza ekstazi, në Kosovë blihen deri 3 euro, në Tiranë shitet deri në 40 mijë lekë.

Gjenden lirë, janë pilula dhe shumë kollaj për ta trafikuar. Në Evropë vendi ku po shitet më shumë kokainë është konflikti Rusi-Ukrainë.

Mbaj mend që sapo filloi konflikti u kap një shqiptar nga Fieri në Odesa, po çonte kokainë, e konsumojnë ushtarët.

Po ka një shoqëri që është në traumë, janë ata, si do ta përballojnë?

Ndaj ka gjetur rritje kërkesa në atë zonë. Shqiptarët ishin në portin e Odesës, iu gjetën në vend 30 kg dhe po çonte 250 kg që ishte ngarkesa e plotë”, tregoi Hoxha.

Te tjera

Lajme te tjera