E premte, 14 Gusht, 2026

Shtator “i nxehtë” për Vuçiçin, ja plani që po përgatit SHBA për ta izoluar totalisht Serbinë nëse nuk njeh Kosovën, Beogradi nis shkëputjen nga influenca ruse, hedh poshtë rezolutën për një bashkim me aleancën anti-Perëndim, BRICS

Share

Serbia ndodhet në pozita shumë të vështira nga presioni i Perëndimit, si për shkëputjen nga influenca ruse, por edhe për njohjen e Kosovës. Kreu i diplomacisë serbe Ivica Daçiç tha ditën e djeshme se është një “përrallë” që Serbia do t’i bashkohet BRICS ose Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), duke theksuar se Beogradi dëshiron të jetë anëtare e Bashkimit Evropian dhe duke dënuar “sulmin ndaj Ukrainës”.  “A besoni vërtet në ato përralla që ne do t’i bashkohemi BRICS apo Organizatës së Shangait? Është një përrallë, nuk është realiste”, tha Daçiç në Forumin Strategjik të Bled, në panelin për Ballkanin Perëndimor. Këto janë dy organizata që bashkojnë Rusinë, Kinën dhe Indinë, së bashku me një sërë vendesh të tjera dhe konsiderohen si antiteza e integrimit perëndimor. “Serbia është në Evropë dhe ne duam të jemi anëtare e BE-së, mendoj se kjo është normale”, tha Daçiç. Ai kritikoi vendet perëndimore për kundërshtimin e Serbisë për shkak të “orientimit të saj lindor”, ndërsa ata vetë kanë “një milion herë” më shumë lidhje me Rusinë dhe Kinën sesa Serbinë. Daçiç tha se Serbia “natyrisht dënon sulmin ndaj Ukrainës, si dhe shkeljen e integritetit territorial”, ashtu siç pret Beogradi që vendet perëndimore të dënojnë shkeljen e integritetit territorial të Serbisë.

Çfarë po përgatitet për Ballkanin Perëndimor

Nga ana tjetër, media “Danas” shkruan se viti 2030 është afati më i fundit i mundshëm për anëtarësimin e Serbisë në BE dhe Qendra Hulumtuese-Botuese e Organizatave Jo-Qeveritare në Beogard (Demostat) e ka bërë të ditur më 30 janar, në dijeni ekskluzive nga qarqet diplomatike. Ky informacion, nga teksti i titulluar “Karota dhe shkopi i propozimit europian”, u konfirmua zyrtarisht nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, të hënën, më 28 gusht, teksa merrte pjesë në Forumin Strategjik të Bled. Vetëm pak orë më vonë, presidenti francez Emmanuel Macron, në një fjalim drejtuar publikut, paralajmëroi qartë Beogradin dhe Prishtinën se do të merren masa ndaj të dyja palëve nëse nuk sillen me përgjegjësi. Mesazhi i Macron është gjithashtu në përputhje me informacionin e marrë nga Demostat në fillim të këtij viti. “BE duhet të jetë gati të pranojë anëtarë të rinj deri në vitin 2030…Besoj se duhet të jemi gati deri në vitin 2030 për t’u zgjeruar. Është ambicioze por e nevojshme. Tregon se jemi seriozë”, tha ndër të tjera kreu i Këshillit Evropian në Bled. Deklarata e lartpërmendur e Charles Michel konfirmon se pretendimet e burimeve diplomatike të Demostatit nga teksti i lartpërmendur ishin të sakta, ku thuhej: “Pesëshja e Madhe i ka përcjellë Presidentit të Serbisë në një takim në Beograd se Serbia, nëse e pranon planin evropian për zgjidhjen e çështjes me Kosovën, mund të hyjë në Bashkimin Evropian në vitin 2030.

Shtator i vështirë për Vuçiçin, fillon plani i SHBA

Në të njëjtën kohë, burimet e Demostatit pohuan se “nëse Beogradi do ta refuzonte planin e Perëndimit për Kosovën dhe do të tregonte se nuk ishte konstruktiv në dialogun me Prishtinën, do të kishte pezullim dhe tërheqje të investimeve evropiane dhe amerikane”. Të njëjtin qëndrim e shprehu edhe presidenti francez të hënën, i cili u tha gazetarëve se Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës nga shkurti i këtij viti, e njohur edhe si plani franko-gjerman, është “rruga e duhur përpara”, me vërejtja se “të dyja palët duhet të angazhohen”. Ai po ashtu tha se Franca dhe Gjermania janë të përkushtuara ndaj këtij procesi dhe se kanë bërë përparim në politikën e vizave dhe ekonominë. Sipas njoftimeve, një raund i ri negociatash ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nën kujdesin e BE-së duhet të mbahet në shtator. I dërguari special i Bashkimit për atë dialog, Miroslav Lajçak, tha përmes Tëitter-it të hënën nga Bled: “Ndërsa ritmi në Bruksel u ngadalësua gjatë verës, sfidat në Ballkanin Perëndimor nuk u zhdukën. Një fushë specifike që mbetet lart në agjendën time është situata në veri të Kosovës. Për t’u përgatitur për muajt në vijim dhe për të forcuar më tej përpjekjet tona të përbashkëta, ftova Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan Gabriel Escobar në Bruksel dhe së bashku me ekipet tona diskutuam në detaje çështjet e dialogut, vlerësime të përbashkëta për situatën aktuale, zhvillimet. të muajve të fundit dhe pritshmëritë për të ardhmen. Dhe gjithashtu u përpoqëm të koordinonim hapat dhe prioritetet e nevojshme në vijim”.

Te tjera

Lajme te tjera