E martë, 21 Prill, 2026

SHBA mesazh Ramës të ndalë lojërat me kinezët: Boll me investime që cenojnë sigurinë!

Share

Ambasada amerikane në Tiranë i ka dërguar një tjetër mesazh të qartë qeverisë që të bëjë kujdes me kompanitë e huaja që investojnë në vend. Shumë koncesione i kanë marrë kompani kineze dhe nga shtetet të tjera, të cilët shihen si jo miqësore nga amerikanët.

Pak ditë më parë e dërguar e SHBA Nancy VanHorn, pati një takim me ministren Delina Ibrahimaj, ku u bë me diej se SHBA do të shtojë kontrollet mbi koncesionet në vend, por dhe investimet e huaja në përgjithësi.

Në një reagim për Top Channel, Ambasada Amerikane sqaron se mekanizmi për shqyrtimin e investimeve është një praktikë juridike që duket se pastron kërkesat e dëmshme për investime, duke dashur të mbrojë sigurinë kombëtare të Shqipërisë.

Një mekanizëm për shqyrtimin e investimeve është një mjet ligjor që u lejon qeverive të shqyrtojnë investimet e huaja për t’u siguruar që ato nuk paraqesin rreziqe për sigurinë kombëtare. Një mekanizëm i tillë do të mbronte sektorët kritikë të Shqipërisë nga aktorë keqdashës dhe do të mbështeste një mjedis investimesh të hapur dhe transparent që është i drejtë dhe i parashikueshëm për kompanitë amerikane dhe të tjerë, duke forcuar rolin e Shqipërisë si një partner i besuar në ekonominë globale”, njofton ambasada.

Por duket se amerikanët po i vënë kufirin te thana Ramës, sa i takon investimeve kineze, por edhe atyre ruse.  

Aktualisht nuk ka asnjë kompani ruse në vendin tonë, por nuk përjashtohen mundësitë që kapitalet ruse, të jenë pjesë e fshehtë brenda kompanive të huaja offshore e legale si ONE Albania, Raiffeisen Bank etj.

Ndërsa kompania kineze me biznes legal në Shqipëri është “Bankers”, futur në sektorin dominues të nxjerrjes e eksportit të naftës më 31 maj 2016, kur kinezët e blenë këtë kompani.SHBA e ka skeduar kreyministrin Edi Rama, kur bëri pazarin me kinezët, për implementimin në Shqipëri të rrjetit “5 G”; dhe financimit e ekspozitës së pikturës në Hong-Kong nga kompania kineze CEFC, të cilës i ka dhënë PPP nafte, gazi energjie, ku drejtor është këshilltari i tij Dorjan Duçka.

SHBA ka skeduar faktin, që Edi Rama miratoi PPP me afat 10 vite, për mbledhjen e detyrimeve tatimore, me fitim 100 milionë Euro, të cilën ia dha kompanisë kineze “M.POS Limited”, në ortakëri me Olsi Ramën e Endri Meksin, por e anuloi pasi SHBA i “tërheqi veshin”.

SHBA ka skeduar rastin, kur Edi Rama miratoi ndërtimin e një parku energjitik mbi 500 ha tokë pronë shteti në Spitallë, duke lidhur kontratë me kompanië mafioze kineze “Zheijang Haiteng Investment Co.Ltd”, madje dërgoi Olsi Ramën paraprakisht në Kinë, për të mbyllur pazarin.

SHBA ka skeduar dhe faktin, që gjatë pandemisë “Covid 19”, Edi Rama bëri pazare dhe mori ilegalisht vaksinat kineze “Sinovax”, por dhe vaksinat ruse nëpërmjet Emirateve të Bashkuara, duke qene i vetmi vend anëtar i NATO-s, që lidhi kontrata me kompanitë ruso-kineze.

Te tjera

Lajme te tjera