E martë, 21 Prill, 2026

Rrugët e Tërbaçit dhe Vranishtit drejt përfundimit, deputeti Sinaj inspekton punimet dhe diskuton edhe problematikën e energjisë

Share

Deputeti i PS për qarkun Vlorë, Vullnet Sinaj, inspektoi nga afër punimet për asfaltimin e rrugëve në Tërbaç dhe Vranisht, së bashku me bashkëpunëtorët Artonili, Xhulio dhe Bionkina. Gjatë vizitës u konstatua se punimet po ecin me ritme të mira, duke synuar të përmirësojnë ndjeshëm aksesin dhe lidhjen e zonës me qendrat kryesore. Sinaj u ndal edhe tek problematika e furnizimit me energji elektrike, një shqetësim i vazhdueshëm për banorët e krahinës. Ai theksoi se kërkesat e komunitetit mbeten prioritet dhe se po punohet së bashku me institucionet përkatëse për të gjetur zgjidhje sa më të shpejta dhe efektive. Sipas tij, ndërhyrjet infrastrukturore dhe adresimi i nevojave energjetike janë pjesë e një procesi më të gjerë përmirësimi të kushteve të jetesës në zonë. “Sot, së bashku me Artonilin, Xhulion dhe Bionkinën, ndoqëm nga afër punimet për asfaltimin e rrugëve të Tërbaçit dhe Vranishtit. Këto investime të rëndësishme po ecin me ritme shumë të mira dhe do t’i japin zonës një lidhje më të shpejtë, të sigurt dhe dinjitoze. Gjatë vizitës diskutuam edhe për çështjet e furnizimit me energji elektrike ⚡, një shqetësim i vazhdueshëm për banorët. Kërkesat e komunitetit janë prioriteti ynë! Po punojmë që së bashku me institucionet përgjegjëse të adresojmë dhe zgjidhim sa më shpejt këto probleme. Puna vazhdon dhe çdo hap përpara është në shërbim të banorëve të zonës”, shkruan Sinaj në rrjetet sociale.

Te tjera

Lajme te tjera