E premte, 14 Gusht, 2026

Roma nis të “ndezë” në kampionat dhe i jep fund krizës së rezultateve, Lukaku realizon dopietë në ‘pokerin’ ndaj Kaljarit

Share

Roma e trajnerit Zhoze Murinjo ka nisur të “ndezë” edhe në kampionat, ku me fitoren 1-4 në transfertë  ndaj Kaljarit, kryeqytetasit duket se po i  japin fund krizës së rezultateve në Serinë A.

Golin e parë Roma e shënoi në minutën e 19 me Aouar dhe një minutë më pas Lukaku dyfishoi shifrat. Në minutën e 40, Dibala doli i dëmtuar nga fusha dhe në vend të tij hyri Andrea Beloti. Pjesa e parë u mbyll në shifrat 0-2.  Edhe pjesa e dytë nisi nën diktatin e Romës, që në minutën e 51 Beloti trefishoi rezultatin.

Tetë minuta më vonë ishte radha e Romelu Lukakut që realizoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Romën.

Në minutën e 87 nga pika e bardhë e penalltisë, Kaljari shënoi golin e nderit me Nandez. Me këtë fitore, Roma shkon në kuotën e 11 pikëve  në tetë javë kampionat  duke u ngjitur në vendin e 10.

Te tjera

Lajme te tjera