Prej dy sezonesh tashmë, “ylli” francez i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe është i lidhur ngushtë me një kalim te “galaktikët” e Real Madrid dhe gjithçka pritet të finalizohet në merkaton e ardhshme të verës.
Për këtë lëvizje në merkato ka folur dhe një prej anëtarëve të bordit drejtues të Real Madrid, Hoze Manuel Oterio Ladtres, i cili është shprehur besimplotë se “ylli” 25-vjeçar do të arrijë në “Santiago Bernabeu” verën e vitit 2024.
“Shpresojmë që Mbappe të ketë menduar njëlloj si Bellingam. Shumë klube ishin pas Bellingam dhe në fund ai tha se dëshironte të shkonte te Real Madrid. Jam i bindur se Mbappe do të vijë dhe do të gjejë lavdinë kur të arrijë te Real Madrid pasi këta futbollistë kanë lindur për të luajtur këtu. Në vend që të endet sa në një klub në tjetrin.
Pse nuk erdhi në verën e 2022? Ai vuajti një trysni të jashtëzakonshme nga emiri i Katarit dhe Macron, i cili i tha që nuk mund t’ia bënte këtë. Nuk kam asnjë dyshim që po ta pyesësh tani është i penduar për atë vendim. Florentino nuk e përjetoi keq e kuptoi reagimin e lojtarit. “Galaktikët” gjithmonë e kanë mbrojtur, i ka lënë dyert e hapura. Zidan erdhi kur ishte 29 vjeç, ai do të vijë 25. Do të ketë shumë vite përpara me ne”, tha drejtuesi i Real Madrid.