E premte, 24 Prill, 2026

Rama mesazh politikanëve nga Londra: Shqiptarët po i japin mjaftueshëm Britanisë, mbylleni atë dreq goje! Ku është ajo Suela? Po të mallkuam ne, zhdukesh

Share

Nga Britania e Madhe, ku kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Berlinit, nuk kurseu kritikat për Bashkimin Europian. Ndërsa i kujtoi Unionit që 90% e shqiptarëve janë pro integrimit të Shqipërisë në BE, kryeministri Edi Rama tha se ky proces nuk mund të jetë gjithçka, ose asgjë derisa të bëhesh anëtar. Për kreun e qeverisë, anëtarësimi i Shqipërisë në BE, pa të drejtë vetoje do ishte më se i mirëpritur.

“Procesi nuk mund të jetë gjithçka ose asgjë, derisa të bëhesh anëtar, dhe sa kohë je kandidat nuk ke asgjë. (…) Marrja jonë si anëtar me një staus ndryshe është e mirëpritur, pa të drejtë vetoje, votimi për sa kohë BE do të reformojë veten. Kjo reformë ka qenë kryefjalë për kaq shumë dekada”, theksoi Rama.

Duke folur për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Europës, në panelin ‘Ballkani Perëndimor dhe BE’ i zhvilluar në Londër, Rama tha se Shqipëria po ecën më mirë se vetë BE.

“Ne kemi shumë sfida por ku vijmë në Britani ndihemi më mirë për sfidat tona. Kemi sfida, jemi në një periudhë kohe ku Evropa po sillet shumë mirë me ne. Ajo çfarë mund të them është që në përgjithësi besoj që në këtë pikë ne po ecim më mirë sesa Evropa.

Unë kisha besim edhe në kohën kur ishte qesharake për të pasur besim. Më shumë se 90% i besojë BE-së dhe anëtarësimit. Për ne nuk është asgjë post asaj që ishte për etërit themelues që më se fundmi të jemi në pozitën ku zgjedhim lirisht ku jemi dhe jemi të sigurt. Për ne kjo është një bindje e fortë, dhe çfarë që duhet do të jemi pjesë e betejës për të qenë pjesë”, tha Rama.

Kryeministri nuk mund t’iu shpëtonte pyetjeve për emigracionin, ku shqiptarët shpesh kanë qenë shënjestër e sulmeve edhe nga politika. Shefi i qeverisë risolli në vëmendje dhe sulmet e ish-sekretares së Brendshme britanike, Suella Braverman, për të cilën me batuta tha se tashmë është zhdukur. “Nëse të mallkojnë shqiptarët, zhdukesh…”, tha Rama mes batutave.

“Problemi nuk janë shqiptar, apo emigrantë, problemi është ku të gjejmë kokën e turkut për këtë vendim katastrofik të vendimit të largimit nga Europa. Kur dikush që quhej Suela, një tjetër kur ajo piketoi shqiptarët, dhe meqë ra fjala ku është ajo? Thjesht mbaje mend që mos u merr me shqiptarët. Nëse të mallkojnë shqiptarët, zhdukesh…”, tha Rama.

Jo vetëm për Baraverman, por për të gjithë politikanët britanikë mesazhin e ka të qartë, kur u thotë se nuk duhet ti etiketojnë më komunitetin shqiptar, pasi ai po bën shumë për Britaninë e Madhe. Rama u kërkoi politikanëve britanikë që komunitetin shqiptar ta përmendin vetëm për gjëra pozitive, ose në të kundërt “ta qepin atë dreq goje”.

“Të paktën komuniteti ynë i shqiptarëve këtu po i jep mjaftueshëm Britanisë, që politikanët britanikë etiketojnë shqiptarët ta mbyllin gojën, ta mbyllin atë dreq goje dhe mos i përmendin për asgjë veçse pozitive, kushdo që i prek duhet ta mbyllë atë dreq goje, përveç meje që duhet të them diçka, por s’po i prek”, tha Rama.

Te tjera

Lajme te tjera