Emrat potencial për Presidentin e ri mbeten ende vetëm në tryezën e shefit të mazhorancës. Por një detaj e bëri publike në seancë plenare, moment që Edi Rama “theu” ëndrrat e çdo socialisti deputet që mund ta kishte ambicie postin e Kreut të Shtetit.
Kemi detyrimin që ti japim vendit një president që nuk është nga ne që jemi këtu. Nga ju jo e jo por as nga ne që jemi këtu. Dhe kemi detyrim që sidoqoftë pavarësisht në këtë derexhe ku jeni katandisur do të shkoni më keq. Keni parë që mua më dalin fjalën. Keni për të shkuar më keq por prisni. Qëllimi dhe duam realisht që nëse është e mundur, t’i japim Shqipërisë një President i cili të jetë përfaqësues përtej Partisë Socialiste, i cili të garantojë disa cilësi të thjeshta, që sot për fat të keq janë bërë të domosdoshme dhe janë bërë të jashtëzakonshme po të kemi parasysh se kë kemi akoma në zyrën e Presidentit të Republikës dhe i cili në fund fare të jetë një shqiptar apo shqiptare normal.”
Kryeministri, të paktën publikisht, është i hapur edhe për propozimet e demokratëve dhe zgjedhjes së kreut të shtetit me konsensur, por për t’u ulur në tryezë nëgociimi ka një kusht, përjashtimin e Sali Berishës.
Berisha për Ramën është kthyer në një gangrenë politike, prandaj ai për të shmangur këtë shqetësim kërcënoi demokratët me izolim të PD.
Edi Rama: “Me Saliun nuk kemi punë. Saliu është I vdekur politikisht dhe institucionalisht politikisht. Ne nuk e zgjedhim kush e drejton grupin tuaj parlamentar por nëse ju do të bëni zgjedhjen të drejtoheni nga një I vdekur me PD-në ne do të ndërpresim çdo marrëdhënie. E rëndë e lehtë e gjykoni ju. Për ju nuk ka gjë të rëndë më e keni kaluar ylberin.”
Duke zgjedhur që të mos fliste drejtpërdrejt me ish kryeministrin, por t’ju drejtonte deputetëve të tjerë të opozitës, Rama arriti të çonte ujin e turbull në familjen e demokratëve.
Në linjën përçarëse të Ramës ju bashkua edhe kreu i grupit socialist Taulant Balla, i cili u mundua të marrë në mbrojtjen e tij Enkelejd Alibeaj.
Taulant Balla: “Ajo që ndodhi këtu në sytë e publilkut është turp i madh“
Këtë incident parlamentar, të nisur që në mbledhjen e mëngjesit në selinë blu, mes dy demokratëve Sali Berisha e cilësoi si keqkuptim, ndërsa Alibeaj preferoi ta ironizonte.
Ndërsa për kërcënimin e Ramës, Berisha nuk ishte i shqetësuar, përkundrazi e falenderoi publikisht.
Por ndryshe mendon Alibeaj, i cili nuk beson në mundësitë e Kryeministrit për ta bërë të mundur këtë kërcënim.
Alibeaj:Ne vërtet mund të jemi në një situatë të vështirë, por këta njerëz janë shpirtra të lirë. Nuk kanë skelete në dollap, jo si këta të tutë.
Rama: Ne jemi në kalë, ju vazhdoni nga poshtë kalit na qani hallin ne.
Duke përdorur njohuritë mjekësorë Sali Berisha mendon se ka gjetur dhe prognozën e kundërshtarit të tij politik, kryeministrit socialist.